
Ditën e djeshme kryeministri Rama, publikoi një raport ku Shqipëria renditej e para ndër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndër të parat në Evropën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen.
Të dhënat vinin nga Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung që analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën.
Sipas raportit të publikuar nga Rama, në këtë raport përfshihen 137 vende, ndërsa Shqipëria renditet e 20-ta dhe e para në rajon, me 7.70 pikë, si rezultat i vlerësimeve përgjatë harkut kohor 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025.
VOX News ka hulumtuar rreth ketij raporti dhe del që statistika e publikuara nga kryeministri Rama dhe më pas të shpërndara në media mungojnë disa të vërteta.
Le ti marrim me radhë pjesë nga raporti i BTI-së që nuk i publikoi Ram dhe mediat përtuan të hulumtonin:
1) Zbatim i dobët i ligjit dhe ndikim politik në institucione
Gjyqësori është formalisht i pavarur, por ndikohet nga presioni dhe korrupsioni
Sistemi i patronazhit institucional është i përhapur
Shumica parlamentare mund të ndikojë institucionet e pavarura
Vendimet shpesh dëmtohen nga ndikime të jashtme
2) Polarizim i fortë politik dhe konflikte të vazhdueshme
Polarizim i lartë mes partive
konflikte politike që bllokojnë institucionet
retorikë agresive dhe akuzat politike
protesta dhe thirrje për rrëzim qeverie
mungesë mekanizmash neutral për zgjidhjen e konflikteve
3) Reforma të varura nga ndërkombëtarët
Reforma në drejtësi është hartuar dhe mbikëqyrur kryesisht nga BE dhe SHBA
Mungon pronësia e plotë vendase
Nuk është e sigurt nëse reformat do të vazhdojnë pa mbështetje ndërkombëtare
4) Administratë publike e politizuar dhe pa meritokraci
5) Ekonomi me konkurrencë jo të barabartë dhe informalitet
Sektori informal mbetet i madh
Rregullat e tregut nuk janë të njëjta për të gjithë
Menaxhimi i investimeve publike ka dobësi
borxhi dhe politika fiskale kanë sfida
Ekonomia është e hapur, por jo plotësisht e drejtë
6) Probleme serioze me pronat dhe korrupsionin në tokë
80% e të dhënave të pronave janë të pasakta
10% e territorit nuk është regjistruar
Legalizimi i ndërtimeve informale krijon probleme
Korrupsioni në sektorin e pronave është i përhapur
Vendimet e gjykatave për pronat shpesh nuk zbatohen
7) Politika mjedisore e dobët
Mjedisi shpesh sakrifikohet për zhvillim ekonomik
Rregullat janë të dobëta
Hidrocentralet edhe në zona të mbrojtura
Mungesë vlerësimi strategjik mjedisor
8) Shoqëri civile e dobët dhe e varur nga donatorët
OJQ-të varen nga fondet ndërkombëtare
Lidhje me politikën
Kapacitet i ulët institucional
Besim relativisht i ulët i qytetarëve
Sindikata të dobëta
9) Kulturë politike e dobët dhe trashëgimi e komunizmit
Stil lidershipi hierarkik
Parti të centralizuara
Kulturë demokratike e dobët
Patronazh dhe korrupsion
Ndarje e fortë politike
Pse Shqipëria del më lart në BTI se vendet e rajonit Ballkanik:
Më pak krizë politike se Mali i Zi
Më pak centralizim se Serbia
Më pak tensione etnike se Maqedonia e Veriut
Progres në integrimin europian
Stabilitet relativ institucional.
Kryeministri publikoi hartën ku Kosova shfaqej pa kufij të qartë me Serbinë:
Kryeministri Edi Rama i nxituar nga raporti (pozitiv) ka publikuar një hartë të rajonit të Ballkanit ku, për çudi, ndryshe nga shtetet e tjera, kufiri i Kosovës me Serbinë paraqitet me vija të ndërprera.

Pas shumë komenteve kundër në postimin fillestar në lidhje me hartën e publikuar, Rama vendosi të ndryshojë foton e hartës, duke publikuar një tjetër ku kufiri i Kosovës është i qartë.

Në hartë, vijat e ndërprera përdoren për të treguar kufij të papërcaktuar qartë ose të kontestuar. Pra, një paraqitje e tillë lë të kuptohet sikur kufiri i Kosovës nuk është përfundimtar apo i pranuar plotësisht.
Shqipëria është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe duhet të jetë mbështetësja e saj më e fortë në çdo aspekt.

Në fillim të postimit Rama shkruan se ky është "RAPORTI QË NUK DO TA GJENI NË KANALE E PORTALE", VOX News po e publikon të plotë raportin (pozitiv) në anglisht, pasi në shqip fliste se si njerëz të lidhur me krimin janë të punësuar në administratë.
©Copyright VOX News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016