
Aktivisti Endri Shabani, duke u frymëzuar nga rasti i arrestimit me qëllim ekstradimit të drejtorit të ujësjellësit të Kurbinit ka publikuar një ‘manual’ me shtatë pika se si të bësh karrierë në Shqipëri.
Hapi 1 - Zhvillon në Spanjë sportin e hyrjes nga dritarja dhe talentin e përlarjes së bizhuterive
Hapi 2 - Kthehesh në Shqipëri për të ushtruar pasionin e të jetuarit me lekët e të tjerëve
Hapi 3- Gjen strehë pranë Partisë Socialiste, duke shpalosur talentin në vjedhjen e votave
Hapi 4- Partia të shpërblen duke të bërë drejtor të ujësjellësit
Hapi 5- Vjedh lekët e ujësjellësit, duke e tharë qytetin për ujë
Hapi 6 - Me lekët e vjedhura blen vota nga ata që i ke lënë për katër vjet lartë e poshtë me kova e bidona uji
Hapi 7- Jeton si bos derisa të mbërrijë policia spanjolle në këtë qoshe të globit