Prej moti e kemi tejkaluar Evropën - te ne nuk këndon zëri, por prapanica e gjoksi cullak!

3 May 2022, 16:29Pikëpamje SHKRUAR NGA KIM MEHMETI
Prej moti e kemi tejkaluar Evropën - te ne nuk këndon zëri, por
Kim Mehmeti

Lexova diku se drejtuesit e “Eurovisionit’ nuk qenkan të kënaqur me koreografinë e përfaqësues së Shqipërisë në këtë festival, ngaqë ajo koreografi konsiderohet shumë provokuese dhe jo e përshtatshme për moshat jomadhore.

Mediat gjithashtu raportojnë se kërkesa që ta ndryshojë koreografinë, shumë e paska mërzitur këngëtaren shqiptare.

Prej moti e kemi tejkaluar Evropën - te ne nuk këndon zëri, por
Fotoja e censuruar nga Eurovision

Dhe si mos të mërzitet kur nuk i lejohet publikisht të dëshmojë sa të ‘civilizuar’ e sa ‘mendjehapur’ jemi ne shqiptarët, të tregojë se te ne prej moti cullakëria është artë në vetvete dhe se te ne, nuk këndon zëri, por prapanica dhe gjoksi cullak.

Sidoqoftë ia dolëm: e çuam edhe Evropën të ndjehet inferiore përballë arritjeve tona ‘civilizuese’.

Dhe nëse do vazhdojmë të ‘civilizohemi’ me këtë intensitet, nëse pra cullakosjen do e kemi dëshmi parësore për atë sa jemi çliruar nga tabutë, atëherë do mund të ndodh që të huajt të besojnë se vendbanimet tona janë të ‘mbipopulluar’ me paturpësi e amoral.


Video