Shënim: SPAK kërkon dënimin me 4.6 vite burg për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i akuzuar për korrupsion pasiv pasi përmes përfitimit të favoreve seksuale premtoi dhënien e projektit të mbrojtjes së qenve
Ndërkohë 1.6 vite burg ka kërkuar për Alma Kaçin, vajzën e cila dha favoret seksuale për të përfituar projektin.
Referuar hetimeve të SPAK, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura është personi që i ka ofruar përfitime të parregullta të pandehurit Gjici.
Dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.
Alma Kaçi dhe Safet Gjici do të përballen në gjyq për akuzën e “korrupsionit”, nga ku është pranuar edhe kërkesa e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.
Safet Gjici duket se do të dënohet moralisht sepse korrupsionin, siç dëshmohet nga provat e SPAK se nuk e ka kryer.
Nenit 248 i kushtetutës së Shqipërisë ku është bazuar edhe SPAK duke e akuzuar për “Shpërdorim detyre për përfitime seksuale”, në këtë rast marrëdhënie seksuale është kryer por përfitimi të ndërsjellë në fitimin e tenderit nuk kemi pasi nuk u realizua.
Edhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu, ka pohuar në një studio televizive se deri në këto momente nuk ka fakte dhe prova për kryerjen e një krimi.
Prokuroria e ka nisur hetimin për të zbuluar përfundimisht nëse marrëdhënia seksuale është kryer në shpërdorim të detyrës apo me dëshirën e vajzës që është në filmim.
“Me dëshirën e vajzës në zyrën e kryetarit të bashkisë nuk është shpërdorim detyre. Vepra penale e parashikuar nga Kodi Penal thekson, neni 105, parashikon marrëdhënien seksuale të kryer duke shpërdoruar detyrën me vartësit, pra duke kërkuar favore në këmbim të marrëdhënies seksuale. Nuk ka deri në këto momente një denoncim që kjo marrëdhënie seksuale të jetë kryer në këmbim të një favori”, u shpreh Spahiu.
Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka përgjegjësi politike, administrative, morale, etike dhe për ato ai e ka pranuar vetë fajin ku u shpreh se: Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë.
Kryerja e marrëdhënieve seksuale në zyrë në dëshirë të të dyja palëve, në një marrëdhënie të vazhdueshme penale, nuk quhet vepër penale dhe këtë e thotë ligji.
Kujtojmë se videoja e aferës seksuale në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, ka qarkulluar gjerësisht në media sociale mëngjesin e 16 qershorit të viti 2023 fillimisht, ku është shpërndarë edhe në platformën “WhatsApp”.
Ajo është filmuar më datë 6 qershor dhe nuk dihet ende se e kujt është autorësia e videos, ose rrethanat në të cilën është filmuar.
Raste të tjera të ngjashme ka pasur edhe në të shkuarën, ku në një skandal të tillë ka rënë edhe ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.
Apo, më parë, skandalet seksuale kanë shkuar edhe në nivel ministror, me Ylli Pangon, i cili u shkarkua nga detyra pikërisht lidhur me ngjarje të tilla të ngjashme./VoxNews