Protesta, qytetari kërkesë Ramës: Ma hiq qafe oligarkun Kastrati, ka monipolizuar naftën

12 March 2022, 14:48Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta, qytetari kërkesë Ramës: Ma hiq qafe oligarkun Kastrati,
Edi Rama dhe Shefqet Kastrati

Një qytetar pjesë e protestës, ka ngritur në këmbë të rinjtë sot para drejtorisë së policisë së Tiranës, me fjalimin e tij emocionues.

Ai dha disa mesazhe dhe bëri thirrje për drejtorin e policisë së Shtetit, Gredis Nano, që të heqë policët nga rruga dhe provokatorët, dhe mos të provokojnë qytetarët. Mes të tjerash ai i bëri thirrje dhe kryeministrit Rama që të ulë hundën dhe të flasë me popullin.

“Ne kemi mundësi që të prodhojmë më shumë se sa Ukraina. S’e dimë se ku shkon kjo naftë. Prodhojmë 10 herë më shumë se sa Ukraina, për numër qytetari, por se dimë se ku shkon nafta. Duam të dimë se pse u ngrit çmimi. Kryeministri Rama tha se nafta kishte shkruar 2.170 lekë. Kam një porosi për drejtorin e policisë, që mos i arrestoni qytetarët dhe mos dhunoni. Hiqni provokatorët që ngacmojnë qytetarët. Zoti drejtor mos provokoni dhe luani me zjarrin, pasi populli është i revoltuar. Po se i arrestoni njerëzit. Pse i arreston njerëzit? e shkelur kushtetutën, hiqni policët nga rruga, se si ka ngacmua njeri. Ke thënë sot deri në datën 15 mars, do e lini 2.17 lekë litrin e naftës, por sa do të jetë pas kësaj date. Bëj ndryshim qeverie, zbit çmimet. Ulu në bisedë me popullin, ule hundës, se ti e di se ku përfitojnë diktatorët”, tha i moshuari.

Qytetari ka shkuar edhe më tej ku i ka kërkuar Ramës të largojë, "KASTRATIN" pasi ai ka monipolizuar naftën dhe ka shtrenjtuar çmimin. 

Qytetari: Ma hiq qafe oligarkun Kastrati, ka monipolizuar naftën dhe ka shtrenjtuar çmimin


Video