Lulzim Basha, “DONALDI” i politikës shqiptare

8 March 2022, 13:00Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lulzim Basha, “DONALDI” i politikës shqiptare
Lulzim Basha, “DONALDI” i politikës shqiptare

Lulzim Basha u ka shumë “borxhe” demokratëve dhe shqiptarëve dhe kjo u vërtetua nga deklarata e tij e djeshme para mediave.

Fjalia e kryetarit të opozitës “nuk kam humbur asnjë garë elektorale”, i la pa fjalë gazetarët dhe i vendosi në punë memet duke e ironizuar. Rezultat e zgjedhjeve të pjesshme lokale në (Shkodër, Rrogozhinë, Lushnjë, Vorë, Durrës dhe Dibër), vërtetuan se populli opozitar është larguar nga partia Demokratike.

Mbrëmjen e djeshme edhe deputetët besnikë të Bashës ja “plasën” në sy kryetarit të tyre duke i thënë se na keni turpëruar para demokratëve. Por lajm ishte se të gjithë i kërkonin të jepte dorëheqjen nga drejtimin i PD-së. Por duket se këto nuk i bëjnë përshtypje Lulzim Bashëa, ai prapë nuk heq dorë nga “marrëzia” e tij, duke pretenduar se nuk ka humbur por i kanë vjedhur votat.

Vora ishte “shuplaka” më e madhe, e cila iu dha Lulzim Bashës pasi kandidati i tij mori afërsisht 700 vota duke e nxjerr PD pas 31 vitesh parti të tretë.

Rezultati i zgjedhjeve të pjesshme, ishte i paralajmëruar nga indiferenca, abstenimi, përçmimi që u vunë re në këtë garë e që janë pasojë e drejtpërdrejtë e humbjes së besimit.
Lulzim Basha e tha vetë me gojën e tij se “PD po zhduket”, por nuk e pranoi se është ai përgjegjësi kryesor i mbytjes së kësaj anijeje.

Kryedemokrati Basha është rikthyer sot në selinë blu, pas debateve me deputetët një ditë më parë. Basha nuk pranoi të japë asnjë koment për gazetarët, të cilët e pyesnin nëse do të kishte një reflektim.
Pra, Basha nuk kërkon as falje dhe jo më të japë dorëheqje apo t’u hapë rrugë zgjedhjeve në partinë demokratike. Ai e ka mbyllur atë dhe e mban çelësin sikur të ishte prona e tij dhe jo e demokratëve.

Të besosh se Basha do fitojë zgjedhjet në këtë vend, i bie që Donaldi të mund Ilirin dhe ai t’i rikthejë çmimin. Ndryshe nga Basha, Donaldi e ka pranuar si fakt se ai nuk është fituesi i Big Brother Vip. Kreu i PD-s edhe pas 6 humbjeve radhazi akoma thotë nuk kam humbur, por jam vjedhur, si Donaldi që hyri për 100 mijë euro dhe kur nuk i fitoi tha që unë do ndërtoj 4 shtëpi me 100 mijë euro.

Kësaj radhe duhet ta themi me plot gojë se PD është “shitur” dhe Basha është i “kapur” prandaj nuk ikën.


Video