Nga mësues në kryebashkiak, kush është Blerim Shera qytetari i parë i Vorës

7 March 2022, 13:18Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga mësues në kryebashkiak, kush është Blerim Shera qytetari
Blerim Shera qytetari i parë i Vorës

Blerim Shera është kandidati i parë i PS, që ka fituar këtë të diel zgjedhjet për kryebashkiak në qytetin e Vorës me 7530 vota. Ai mundi kandidatin e Partisë Demokratike, Ymer Markun, i cili mori 687 vota dhe kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vranën, i cili mori 2589 vota.

Kryebashkiaku i Ri I Vorës, Blerim Shera ka fituar me një diferencë goxha të thellë ndaj kundërshtarëve të tij është mësues me profesion.

Para se të hynte në garë, Blerim Sheraj mbante statusin e  mësuesit të një shkolle 9-vjeçare. Sipas informacioneve të publikuara në rrjetet sociale Shera është i martuar. Bashkëshortja e tij quhet Brisilda.

Ish mësuesi tashmë kryebashkiak i Vorës u prezantua nga drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj më 13 shkurt.

Kujtojmë se Blerim Sheraj zëvendëson Agim Kajmakun, i shkarkuar nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit. Kajmaku u akuzua për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës./VoxNEWS.al


Video