Sot është kryetarja e partisë që integrimin në Bashkimin Europian e ka në emër, por dikur Monika Kryemadhi i këndonte xhaxhit Enver çdo 1 qershor, ashtu si fëmijët e tjerë.
Vetë kryetarja e LSI-së ka publikuar një foto të vitit 1978.
“Ja edhe unë duke recituar më 1 qershor”, shkruan Kryemadhi, që falenderon edukatoret dhe personelin e kopshtit të asaj kohe.
Ishin vite kur nuk kishte çerdhe e kopshte private, sepse ku i dihet, ndoshta edhe Monika Kryemadhi në atë kohë do të kishte ndjekur shkollimin në institucionet arsimore private me tarifa të kripura, siç çoi edhe fëmijët e vet pas rënies së komunizmit.
Por, ndoshta arsimimi privat do ta ndihmonte që të merrte titullin “Doktor Shkencash” pa u akuzuar për plagjiaturë.
Taulant Muka ka akuzuar në 2019-n se teza e doktoraturës së Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik” është dorëzuar pranë faktultetit të Ekonomisë.
Kryemadhi, sipas Mukës, e ka mbrojtur doktoraturën në vitin 2015 duke kopjuar dy kapituj nga një studim i njohur europian.
“Plagjiatura e tezës së Kryemadhit është bërë duke kopjuar pothuajse tërësisht dy kapituj nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtëpia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005”, shkruan Muka në rrjetin social Facebook.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.