FOTOLAJM/ 21-katëshi te Xhamlliku zapton gjysmën e rrugës me asfalt, kush po e mbron ndërtuesin?!

8 August 2025, 17:45Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTOLAJM/ 21-katëshi te Xhamlliku zapton gjysmën e rrugës me
21-katëshi te Xhamlliku zapton gjysmën e rrugës me asfalt, kush po e mbron ndërtuesin

Një pallat 21-katësh që po ndërtohet në zonën e Xhzmllikut në Tiranë ka zaptuar gjysmën e rrugës së kalimit të mjeteve. Në redaksinë e VoxNews kanë mbërritur disa foto të gjendjes së rrugës, ku duket mjaft qartë abuzimi i ndërtuesit.

Zaptimi ka sjellë pasiguri të theksuara për përdoruesit e atij segmenti, por çuditërisht asnjë prej institucioneve s'e ka parë. A nuk kishte inspektorë të Policisë së Shtetit, të IKMT-së, IMT-së apo Policisë Bashkiake kur e zaptoi?

Siç edhe duket nga këto foto, rrethimi i kantierit ka shkuar deri në gjysmën e rrugës me asfalt. Pra, gjithkush shtetar që mund të ketë kaluar e ka parë, por ka bërë një sy qorr e një vesh shurdh për të ndërhyrë.

FOTOLAJM/ 21-katëshi te Xhamlliku zapton gjysmën e rrugës me

FOTOLAJM/ 21-katëshi te Xhamlliku zapton gjysmën e rrugës me
Në foto: Zaptimi i rrugës "Nikolla Zoraqi" në Tiranë nga ndërtuesi i pallatit 21 katësh

Këtu nuk bëhet fjalë për hapësirat publike apo edhe për trotuaret. Këtu ndërtuesi ka zaptuar rrugën, "pronë" e Bashkisë së Tiranës. Firma duhet të ruante trupin e rrugës me disa metra, të ndërtonte pallatin pa prekur asnjë metër pronë publike. Jo vetëm që ka prekur, por ka shkuar deri më gjysmën e segmentit, duke i bërë karshillik edhe vetë shtetit.

Situata vijon e njëjtë edhe në këto kohëra, kur disa institucione apo ministra kontrollojnë cep më cep të Tiranës zona të zaptuara. A e ka parë ndokush, zyrtar, ministqr apo deputet këtë rrugë të zaptuar?! Nëse po, a janë marrë masa për t'a kthyer në gjendjen fillestare dhe për gjobitjen apo procedimin e ndërtuesit?

Në këtë rast kemi të bëjmë me një vepër penale si dhe me një prishje të pronës publike.

FOTOLAJM/ 21-katëshi te Xhamlliku zapton gjysmën e rrugës me
Faksimile: Leja për pallatin 21 katësh është dhënë në dhjetor të vitit 2022, firmës "Kuteli"

Sipas fotove dhe dokumenteve që hulumtoi VoxNees, leja për ndërtimin e objektit deri në 21 kate në kryqëzimin e rrugës "Nikolla Zoraqi" dhe "Xhanfize Keko" është dhënë në dhjetor të vitit 2022, firmës "Kuteli". Afati i punimeve është 72 muaj, ndërkohë që pronar i firmës ndërtuese është Haki Kutelaj.

Adresë dhe të dhëna të qarta për të gjithë grupet e inspektimit që kanë shkuar lagje më lagje. Atje është zaptimi, prishja dhe mjafton që vetëm t'a shohin dhe do të konstatojnë atë që ka filmuar edhe VoxNews; zaptimin dhe rrethimin e gjysmës së rrugës!

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video