FOTO dhe DOKUMENTE\ Koncesionari nga Ishujt e Virgjër Britanikë shkaktuan zjarrin në Delvinë?!

29 Korrik 2025, 21:55Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustrim

Një operacion i disa institucioneve u finalizua mesditën e datës 29 korrik në Delvinë, ku dy persona ranë në pranga dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Bëhet fjalë për pronarët dhe drejtorët e firmës koncesionare “Delvina Gas”, të cilët administrojnë me koncesion vendburimin e gazit në qytetin jugor.

Koncesioni ka kaluar disa duar, teksa tashmë pronar me aksione në mazhorancë është z. Sokol Meqemeja, i cili krahas ushqimit dhe skandaleve me mishin, tashmë po administron edhe disa pasuri publike. Zyrtarisht, pas aksionit nga IKMT-ja, Inspektoriati i Mjedisit dhe Policia e Shtetit, u bë me dije se Meqemeja dhe drejtorët e tij po dnërtonin një TEC pa leje.

Burime nga Policia e Shtetit dhe IKMT-ja thanë për VoxNews se firma koncesionare dyshohet edhe për zjarrin e stërmadh që ra në Delvinë. Ndërtimi i TEC-it dyshohet se mund të ketë shkaktuar edhe zjarrin, pasi prej shumë vitësh, flaka nga tubat e firmës nuk është shuar asnjëherë. Banorët janë ankuar vazhdimisht për erën e keqe dhe rrezikun që i kanosej zonës nga ai zjarr, por asnjë prej institucioneve nuk ka ndërhyrë!

FOTO dhe DOKUMENTE Koncesionari nga Ishujt e Virgjër Britanikë

FOTO dhe DOKUMENTE Koncesionari nga Ishujt e Virgjër Britanikë
Në foto: Zjarri që vijon prej shumë vitesh në oxhakun e firmës koncesionare të gazit në Delvinë

Redaksia e VoxNews disponon foto të shumta të një oxhaku në vendburimin e gazit në Delvinë, i cili qëndron gjatë gjithë kohës i ndezur. Pikërisht në zonën ku është edhe oxhaku u bë edhe aksioni i policisë dhe IKMT-së, të cilët konstatuan edhe ndërtimin pa leje.

Dyshimet janë të mëdha se pikërisht flaka e oxhakut mund të ketë shkaktuar zjarrin masiv në zonën e Delvinës, e ndihmuar edhe nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. Madje, në atë zonë janë djegur edhe banesa, krahas një zone të stërmadhe me agrume, pyje apo zonë ullishte.

Krahas ndërtimit pa leje, burimet nga këto organe i thanë redaksisë së VoxNeës se po bëjnë edhe verifikime për zjarrvënie, çka do të ishte një kthesë e rëndësishme. Por nëse shkaktari është firma koncesionare, a duhet që t’i dëmshpërblejë banorët dhe vetë shtetin?

Dëmet janë kolosale, qoftë në pasuri private ashtu edhe në atë shtetërore, teksa hetimet e mëvonshme mund të saktësojnë edhe dyshimet. Por, fakti është evident dhe për këtë janë dëshmitarë mijëra banorë të Delvinës, të cilët kanë parë natë e ditë flakën e stërmadhe që vijon papushim në vendburim.

FOTO dhe DOKUMENTE Koncesionari nga Ishujt e Virgjër Britanikë

FOTO dhe DOKUMENTE Koncesionari nga Ishujt e Virgjër Britanikë
Faksimile: Koncesionari i vendburimit të gazit në Delvinë ka selinë në Ishujt e Virgjër Britanikë, një parajsë fiskale

Historia ka treguar se menaxhimi i vendburimeve të pasurive nëntokësore ka qenë një dështim i madh. Të gjitha firmat, të hidrokarbureve, ato të mineraleve, apo edhe të tjera, i bëjnë bilance me humbje. Ndërkohë, s’ka si të ndodhë ndryshe edhe me Delvina Gas, ku ka dyshime të mëdha se paratë shkojnë në parajska fiskale.

Të gjitha veprimet bëhen në një ishull që menaxhohet nga britanikët, por vepron si i pavarur dhe ka lehtësira fiskale dhe askush s’të kontrollon. Jo më kot edhe Sokol Meqemeja, apo edhe ata që e kanë pasur firmën para tij, e kanë regjistruar në atë vend. Dhe, nëse ndodh diçka në Shqipëri, kush mban përgjegjësi?

Duket një skemë për të humbur gjurmët, por tashmë me disa ndryshime të bëra, çdo firmë duhet të deklarojë pronarin. Dhe pronari është evident, jeton dhe ka pasuri në Shqipëri, ku hetimet e mëvonshme qoftë për ndërtimin pa leje apo edhe për dyshimet e zjarrvënies, mund t’i sekuestrojnë llogari apo prona në emër të tij.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video