Çfarë i pengon deputetet Tabaku e Zhupa që të denoncojnë Kastratin?

29 April 2022, 18:12Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë i pengon deputetet Tabaku e Zhupa që të
Ina Zhupa dhe Jorida Tabaku

Shënim: Ka vite që vlerësimi i qytetarëve për deputetët dhe të zgjedhurit e tyre është përtokë. Perceptimi i përgjithshëm është se deputetët e përdorin mandatin e marrë dhe kartonin në sallën e Kuvendit për të mbrojtur interesat e xhepit të tyre dhe jo interesin publik.

Se nga frymëzohet ky perceptim raste mund të gjenden boll, por janë dy më të freskëtit; deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Jorida Tabaku. Dy deputetet kanë marrë flamurin e denoncuesve shpesh, sa nga foltorja e PD-së, sa nga foltorja e Kuvendit, sa në karrigen e komisioneve ku janë anëtare.

Kanë përmendur se si qeveria favorizon oligarkët, se si po i jep privatit me koncesion Butrintin, si shembulli më i fundit. Aq e zellshme ishte në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Ina Zhupa saqë i hoqi edhe mikrofonin dhe u përpoq që ta ndalojë të flasë ministren e Kulturës gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Kulturës.

Por, a janë betejat e Zhupës dhe Tabakut kaq parimore në mbrojtje të interesit publik? Kjo vështirë të besohet. Asnjëra prej tyre nuk kanë denoncuar asnjërën prej aferave të shumta të dyshuara korruptive ku në mes është Shefqet Kastrati.

Tabaku hesht sepse Kastrati i ka marrë pronën për zhvillim. Pra, i akuzuari si ‘kryeoligarku’ i vendit i ka marrë tokën për të ndërtuar pallate dhe bashkë me pallatet rrjedhin edhe milionat për të dy, si për të ashtu edhe për deputeten e PD-së.

Po Ina Zhupa pse hesht? Deputetja që tha se do të çojë në SPAK marrëveshjen me një fondacion për menaxhimin e Butrintit, pse nuk ka folur asnjëherë për koncesionin e aeroportit, Porto Romanon, Plazhin e Gjeneralit, rrugën private të hapur nga Kastrati pranë Universitetit?

Nëse do të kishte folur për të gjitha këto, atëherë deputetja Zhupa do të na bindte që të gjithë se ajo po mbron interesat e qytetarëve në betejën që ka me mazhorancën në Kuvend. Por, përsa kohë nuk ka folur për to lindin disa pyetje. Çfarë e ka penguar Ina Zhupën që të flasë kundër koncesioneve të Kastratit? A ka marrëveshje me ‘oligarkun’, apo njerëz të afërt të tij?

Një shpjegim i jep në rrjetet sociale faqja “Punë Oligarkësh”, që denoncon disa afera ku është përfshirë Shefqet Kastrati, të cilin e quan ‘kryeoligark’. Sipas kësaj faqeje, Ina Zhupa është paguar nga Kastrati.

“Kur Ina Zhupa nuk paguhet merr përsipër të çojë në SPAK marrëveshjen për Butrintin. Kur paguhet nuk çon në SPAK rrugën e Universitetit të Tiranës, katet pa leje të pallatit të Kastratit, vjedhjen gjigante të aeroportit të Tiranës, apo tokën në Plazhin e Gjeneralit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video