"Basha IK", kryengritja brenda PD-s, 15 deputetë kërkojnë dorëheqjen, vetëm 3 'PRO' tij

8 March 2022, 15:14Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Basha IK", kryengritja brenda PD-s, 15 deputetë
Lulzim Basha dhe Grida Duma

“Basha IK”, është tashmë slogani Brenda partisë Demokratike, rezultati i zgjedhjeve të pjesshme të cilat e nxorën Lulzim Bashën të tretin në zgjedhjet lokale. Por sikur të  mos mjaftonte rezultati dhe mediat, kundër Lulzim Bashës janë kthyer deputetët demokratë.

Anëtarët e kryesisë i kanë kërkuar Lulzim Bashës, dorëheqjen nga posti i kryetarit si e vetmja mundësi për te shpëtuar PD duke e futur atë në zgjedhje.

2 nga nënkryetarët e PD, Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj e kanë cilësuar humbje katastrofike rezultatin e PD, madje ky i fundit ndryshe nga tre të tjerët, ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij duke mbajtur pergjegjësinë e tij.

Gazment Bardhi dhe tre deputetët Arbi Agalliu, Orjola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku janë në të njëjtën linjë me shefin e tyre duke e argumentuar se nuk është koha për llogari.

Nënkryetarja Jorida Tabaku ka zgjedhur të mos ishte e pranishme në këtë takim. Të njëjtën rrugë kanë zgjedhur edhe Alfred Rrushaj, Dhurata Çupi së bashku më Korreshin. Pasditen e sotme Lulzim Basha do të përballet edhe me kryetarët e degëve të PD.

Kundër Bashës

1- Agron Gjekmarkaj Dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit

2- Grida Duma Nënkryetare
3- Helidon Bushati,
4- Ramadan Lika,
5- Emilia Koliqi
6- Elda Hoti
7-Lindita Metaliaj
8- Xhelal Mziu
9- Ferdinad Xhaferri
10- Lefter Genjtenja
11 - Dashnor Sula
12- Ilda Dhori
13- Kasem Mahmutaj
14- Ervin Salianji
15- Selaudin Jakupllari
16 - Eralda Bano 

Pro Bashes

1- Arbi Agalliu
2- Orjola Pampuri
3- Kreshnik Collaku

Nuk kanë qenë të pranishëm mbrëmë në mbledhjen e grupit PD

Jorida Tabaku

Dhurata Çupu

Alfred Rushaj

Saimir Koreshi


Video