2026-10-14 22:41:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në rrjetet sociale është publikuar një njoftim, ku protestuesit i kanë vendosur një afat kryeministrit Edi Rama deri të enjten, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen.

Përmes një njoftimi pa autorësi, ata bëjnë me dije se protesta do të vijojë edhe ditën e enjte, ndërsa i kanë bërë të qartë kryeministrit kërkesën e tyre për largimin nga detyra.

Protestuesit paralajmërojnë se në rast se Rama nuk jep dorëheqjen brenda afatit të përcaktuar, ata do t’i drejtohen Presidencës, ku do të kërkojnë ndërhyrjen e presidentit për shpërndarjen e Parlamentit.



Video