Një rrëfim që nuk e kishte bërë më parë, babai i Dua Lipës surprizon me të kaluarën e tij

2026-11-13 19:29:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një rrëfim që nuk e kishte bërë më parë,

Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares Dua Lipa, ka rrëfyer në një intervistë për televizionin kroat RTL Direkt një episod të vështirë nga e kaluara e tij. Ai tregoi se në vitin 1992, gjatë luftës në Bosnjë, kishte mbetur i bllokuar në Sarajevë së bashku me bashkëshorten e tij, Anesën.

Lipa kujtoi gjithashtu largimin nga vendlindja e tij, Prishtina, në vitin 1992, për shkak të problemeve politike. Destinacioni që zgjodhi ishte Londra, një qytet që e tërhoqi për atmosferën e tij artistike dhe muzikore, ndonëse në atë kohë nuk ishte një prej destinacioneve më të zakonshme për emigrantët.

“Ekziston ajo shprehja banale që çdo gjë ndodh për një arsye. Nuk e di nëse kjo vlen edhe këtu. Po, e lashë vendlindjen time, Prishtinën, në vitin 1992 dhe shkova në Londër, megjithëse Londra nuk ishte një destinacion i zakonshëm për emigrantët në atë kohë. Ishte një qytet për dashamirësit e muzikës dhe artit, një qytet me të cilin do të dashuroheshe dhe thjesht do të tërhiqeshe.

Nëse do të emigroje për arsye ekonomike, do të shkoje në Zvicër, Gjermani, SHBA ose vendet skandinave. E lashë Kosovën për shkak të problemeve politike dhe u largova. Atë vit, isha i bllokuar në Sarajevën e kohës së luftës me të dashurën time në atë kohë. Për fat të mirë, sot mund ta promovojmë vendin tonë ashtu siç e meriton dhe ta sjellim më afër njerëzve sesa kur u larguam”, u shpreh ai.

Në intervistë, Dukagjin Lipa foli edhe për marrëdhënien e ngushtë me të bijën, Dua Lipën, me të cilën bashkëpunon prej vitesh edhe në aspektin profesional. Ai tregoi se të dy kanë arritur të vendosin kufij të qartë mes punës dhe jetës private, falë afërsisë dhe bashkëpunimit që kanë pasur që prej fëmijërisë së këngëtares.

Sipas tij, çdo vendim që lidhet me karrierën e Duas merret në bashkëpunim me të dhe asgjë nuk bëhet pa dijeninë e saj. I pyetur se kush e ka fjalën e fundit, ai u përgjigj shkurt: “Gjithmonë ajo”. Lipa shtoi se në çështjet krijuese, vendimi përfundimtar i takon gjithmonë këngëtares.

Ai tregoi gjithashtu se familja përpiqet të bëjë një jetë sa më normale. Dua kalon kohë me miqtë e fëmijërisë, vëllain dhe motrën, ndërsa në shtëpi përdorin disa gjuhë. Dukagjin Lipa konfirmoi se të tre fëmijët flasin rrjedhshëm shqip, ndërsa vetë ai di edhe kroatisht, me theks boshnjak.

 

 


Video