Frident Kuqi and Halil Gashi win the 62 million USD auction to b...
/ 2026-10-26 22:13:42Focus
Videoja e një ushtari rus të kapur nga forcat e Ukrainës është shpërndarë në Twitter. Pas 7 ditë luftimesh, numri i rusëve të vrarë në luftën për pushtimin e Ukrainës ka arritur rreth 6 mijë.
Në këtë video, një prej ushtarëve të kapur rob telefonon të ëmën dhe i thotë asaj se të tjerët janë vrarë të gjithë, ndërsa shton se komandantët i brakisën në betejë.
"Mami, ata (komandantët rusë) i lënë të vdekurit në fushëbetejë. Në njësinë time përfunduan të gjithë të plagosur. Të gjithë u vranë…”, thotë rekruti rus teksa komunikon me familjen e tij.
Ushtarër rusë të plagosur në betejë po trajtohen në spitalet e Ukrainës. Numri i tyre sipas autoriteteve të Kievit është i konsiderueshëm.