I ftohtë ekstrem në Gjermani mbyll Aeroportin e Berlinit!

2026-02-06 09:13:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aeroporti i Berlinit u mbyll sot në mëngjes për shkak të akullit që mbizotëron atje nga i ftohti ekstrem që ka 'sunduar' të gjithë Gjermaninë.

CNNgr shkruan se asnjë aeroplan nuk mund të ngrihet për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon.

“Për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon, aktualisht nuk është e mundur të ngrihet ose të ulet në Aeroportin e Berlinit”, shpjegoi zëdhënësja e aeroportit. 

Ajo shtoi se ekipet tokësore të aeroportit bënë përpjekje gjatë natës për të shkrirë akullin në pistën e aeroportit dhe në zona të tjera ku ata operojnë, por pa sukses dhe sipërfaqet aktualisht janë jashtëzakonisht të rrëshqitshme.

Ndërkohë mbetet e paqartë se kur do të jetë në gjendje të rifillojnë fluturimet.

Fluturimet dhe uljet në aeroport ishin pezulluar që nga mbrëmja e djeshme për shkak të akullit.


Video