The show "Në Shënjestër" dealt with the death of Briken Hoxha, the Albanian who lost his life in the prison where he was serving his sentence in Switzerland. He was only a short time away from being released from prison, maybe less than 30 days from the day he could be reunited with his parents.
But Briken Hoxha could never, to this day, enjoy the long-awaited freedom, since his return this time to Albania, would not be what the 37-year-old wanted. His repatriation would be carried out by a coroner and many shadows of mystery as to what happened to him that morning, July 17, 2021, in the Champ Dollon la Brenaz prison in the city of Geneva, in Switzerland, the prison from which he was released lifeless, still today under unclear circumstances.
Even, according to his family members, dismembered and without a note with him to show what was the real cause of his sudden death. But what happened to Briken Hoxha in the Champ Dollon la Brenaz prison cells in the city of Geneva, Switzerland. Why did the Swiss authorities take care all along to be reserved and not give any information on the reasons that led to the loss of their prisoner's life?
Despite the fact that he was a foreigner and deserved the same respect in relation to the law as other citizens of Switzerland. What are these authorities hiding about the reasons for the loss of the 37-year-old's life?
According to the investigative file provided by the show 'On target', the first to report to the prosecutor's office in Tirana about what had happened to their son, was the father of Briken Hoxha, the one who climbed the steps of this prosecutor's office to learn the difficult truth surrounding the unusual loss of the boy's life.
According to the testimony that Rafaek Hoxha gave, Brikeni enjoyed full health and this had increased even more their suspicion about what might have happened to him.
"My son, Briken Hoxha, lost his life under unclear circumstances in a prison in Switzerland. He has been serving his sentence at the Champ Dollon Le Brenaz prison in the city of Geneva and was awaiting release on August 15, 2021. But he was found dead in his cell at around 7:00 a.m. on July 17, 2021. The boy My son was about 37 years old and in a very good physical and health condition", said Briken Hoxha's father.
But the sudden death of their son found the family unprepared, as they did not know how to explain the circumstances in which this disaster had happened to them, which came like a bolt from the open sky.
Ndërkohë që familja hapi dyert e mortit, ajo me të cilën u përballën në vazhdim do të ishte edhe më e tmerrshme se edhe vetë lajmi për humbjen e Brikenit. Sipas babait të 37 vjeçarit, përballja me trupin e të birit, do të ishte një tjetër tronditje e fortë për ta.
“Trupi ishte në gjendje të tmerrshme, i hapur dhe i çarë në të gjitha pjesët e tij. Gjë e cila na ngriti dyshime të forta mbi autopsinë e kryer. Autopsia ligjore e cila realizohet nga mjekët përkatës specialistë ka një protokoll të caktuar gjatë realizimit të saj, kjo në varësi të gjendjes së trupit. Në burgun ku djali im vuante dënimin ka një skedë të gjendjes fizike apo shëndetësore si për çdo të dënuar tjetër. Autopisa e realizuar ndaj djalit tim, hapja në të gjithë pjesët e trupit më bën të dyshoj fort se ekzaminimi i autopsisë është realizuar me qëllim krijimin e vështirësive për ekzaminime të tjera duke e dëmtuar trupin në atë gjendje”, ka deklaruar babai i Briken Hoxhës.
Sipas familjes trupi i Brikenit është përcjellë me arkivol fillimisht nga Zvicra për në Kosovë dhe më pas në rrugë tokësore në Shqipëri.
I mbështjellë me qese plastike, një trajtim aspak dinjitoz për një qenie humane. Ndërkohë që është e pashpjegueshme për familjen Hoxha se si trupi I të afërmit të tyre, të kalonte pengesat kufitare pa pasur me vete dokumentacionin e plotë ligjor. Në këtë rast edhe autopsinë që duhet të shoqërojë trupin. Ç'ka e rrit edhe më shumë dozën e dyshimit te, se përse ishte e nevojshme nga autoritetet zvicerane të kryenin shkelje të tilla proceduriale.
“Sapo jemi vënë në djeni të vdekjes së djalit, jemi njoftuar për agjencinë funerale që do të bënte transportin e trupit. Trupi është sjellë deri në Kosovë nga një agjensi kosovare i mbështjellë me qese plastike të zezë. Dhe arkivoli ka qenë i hapur dhe jo i mbyllur mirë. Kjo tregon që arkivoli nuk ka dalë nga morgu dhe nuk e di si ka ardhur apo është lejuar të futet trupi në Shqipëri pa dokumentacionin përkatës”, deklaron babai Briken Hoxhës
Familja ngre dyshime se Brikenit, mund ti jenë hequr edhe organet, ndonëse deri në këto moment, ky mbetet vetëm një hamendësim i babait
“Autopsia ligjore e cila realizohet nga mjekët përkatës specialistë ka një protokoll të caktuar gjatë realizimit të saj, kjo në varësi të gjendjes së trupit. Autopsia e realizuar ndaj djalit tim, hapja në të gjithë pjesët e trupit më bën të dyshoj fort se është realizuar me qëllim krijimin e vështirësive për ekzaminime të tjera duke e dëmtuar trupin në atë gjendje. Ne nuk e dimë nëse djali i ka pasur apo i ka të gjitha organet në trup” deklaron babai i Briken Hoxhës.
Sipas babait të Briken Hoxhës, ishte kjo aryeja që ai u drejtua në Prokurorinë e Tiranë, për të bërë kallëzim
“Djalin e ka sjellë në rrugë tokësore agjensia e funeraleve dhe ka hyrë në vend nga kalimi kufitar në Morinë. Vdekja e Brikenit në mënyrë të mistershme dhe enigmatike na krijoi shumë pikëpyetje dhe shqetësime, kjo për faktin se ne ende nuk kemi një informacion të plotë rreth vdekjes së tij, si edhe procedurat administrative dhe ligjore të ndjekura nga burgu ku vuante dënimin. Si edhe çfarë është konstatuar dhe shkaku kryesor i vdekjes” tha ai.
Por pse familja hedh kaq shumë dyshime mbi vdekjen e djalit të tyre? Pse humbja e jetës së tij për ta ishte e papritur? Vetë babai i Briken Hoxhës në dëshminë e tij dhënë në prokurori, thotë se komunikimi i fundit më të birin ishte vetëm pak ditë para se ta lajmëronin se ai nuk ishte më gjallë. Madje ai thotë se Brikeni mezi priste të linte qelinë.
“Komunikimi im i fundit me Brikeni ka qenë, dy-tre ditë para se të na lajmëronin se kishte vdekur. U ndjemë të befasuar, pasi jo vetëm nuk më shfaqi asnjë shqetësim, por ishte edhe i lumtur që do të dilte nga burgu, kjo për faktin se po afronte data e lirimit”, është shprehur ai.
Por ajo që e bën edhe më komplekse zbardhjen e së vërtetës së vdekjes së Briken Hoxhës, është fakti që autoritetet zvicerane nuk lajmëruan familjen të parë për atë që kishte ndodhur, por trupi u tërhoq nga të dashurat e djalit të tij.
Një situatë gati e pakuptimtë, se si familja të mbahej e painformuar mbi atë çfarë kishte ndodhur.
Por edhe një situatë dyshuese, përse autoritetet zvicerane kishin një sjellje të tillë, në këtë rast.
“Trupin e djalit tim nga morgu në Zvicër më kanë thënë që e kanë tërhequr dy të dashurat e djalit të cilat unë nuk i njoh. Por ajo që dua të them edhe njëherë është fakti që djali nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe gëzonte shëndet të plotë. Unë nuk di që ai të ketë qenë konsumator i lëndëve narkotike”, deklaron babai i Hoxhës.
Vetë babai i Briken Hoxhës thotë në vazhdim të dëshmisë së tij, se djali nuk i kishte shfaqur asnjë problem që lidhej me jetën e tij brenda mureve të qelisë, ose të paktën ai dinte vetëm atë që djali i tij i kishte thënë.
Por ndërsa gjëma që kishte rënë në familjen Hoxha, ishte bërë më e madhe, pas asaj që ata konstatuan në trupin e të afërmit të tyre, të tjera detaje të rrëfyera edhe këto nga goja e babait të Briken Hoxhës, tregon se dikush është përpjekur ta mbyllë këtë histori pa shumë bujë.
Ndoshta pse jo duke fshehur të dhëna që do të ishin të vlefshme për familjen por edhe për hetimet, siç është edhe fakti që të gjithë personazhet që dinë diçka për rrethanat në të cilat humbi jetën Briken Hoxha, kanë vendosur të heshtin, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të familjes.
Siç është sipas babait të Briken Hoxhës, edhe refuzimi i komunikimit nga avokati I djalit të tij në Zvicër, apo e dashura e tij në Itali.
“Avokat për rastin e djalit ka qenë një shtetas kosovar, i paguar nga shteti zviceran. Ne jemi përpjekur të marrim kontakt me të, por ai nuk na është përgjigjur asnjëherë. Po kështu vajza ime, është munduar të kontaktojë me agjencinë funerale, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ata”, tha ai.
Më tej babai i Briken Hoxhës tregon se shërbimet funerale të përcjelljes së djalit të tij, i ka paguar e dashura e tij, e cila mesa duket edhe nga emri, është me origjinë shqiptare.
“Mesa më kanë thënë, paratë për shërbimin e agjencisë funerale, i ka paguar e dashura e djalit. Nga informacionet që kam ajo jeton në Itali dhe e ka emrin Eralda. Por edhe me të nuk është se kemi komunikim, për të ditur diçka më shumë për atë që ndodhi”, thuhet në dëshminë e babait të Briken Hoxhës.
Por ndërsa çështja e Briken Hoxhës është e rrethuar ende nga misteri se çfarë ndodhi me të, në fundin e muajit nëntori 2022, Gjykata e Tiranës, urdhëroi Prokurorinë, të vazhdojë të kryejë hetime të mëtejshme mbi arsyet që çuan në vdekjen e këtij të riu.
Një vendim absurd i kësaj prokurorie, që pa kryer asnjë verifikim, apo dërguar letërporosi te autoritetet zvicerane, vendos ti verë kapak, një dosje që në thelb jo vetëm ishte e rëndë, por nuk kishte shumë kohë që kishte ndodhur.
Pas vendimit të gjykatës, prokuroria rinisi hetimet për rastin dhe urdhëroi zhvarrimin e Briken Hoxhës, i cili prehej në varrezat në vendin e lindjes në Berat. Ekspertët e institutit të Mjekësisë ligjore, pritet të përfundojnë akteksperttizën dhe të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së të riut, ekspertizë ende nuk ka përfunduar.
Nëna e Brikenit, e cila pas divorcit me bashkëshortin kishte kaluar pak kohë më djalin, kërkon me dëshpërim drejtësi. Ajo po troket bashkë me vajzën e saj në çdo institucion për të mësuar të vërtetën.
Dyshimet që ngre janë të forta dhe po ashtu faktet e grumbulluara janë shqetësuese. Por vetëm institucionet tona të drejtësë këto fakte nuk i shqetësojnë, institucione që me gjasë janë të pazonjat për të kërkuar llogari tek autoritetet e huaja për shkaqet e vdekjes së shqiptarit, e jo vetëm në këtë rast, por edhe në shumë të tjera.
Por, avokatë të huaj të pajtuar nga familja Hoxha, janë duke u përpjekur të zbardhin të vërtetën, atë të vërtetë që do të qetësonte shpirtin e trazuar të nënës, babait, e motrës së Brikenit. Atë të vërtetë që në fakt ju takon institucioneve ta gjejnë.
Tashmë që gjykata e ka urdhëruar prokurorinë të mos e mbyllë dosjen e Briken Hoxhës pa e hapur mirë, shumë pikëpyetje mbajnë pezull këtë histori? Përse të afërmve iu dorëzua arkmorti në Qafë Morinë vetëm me emrin e të riut dhe skedën e vdekjes?
Pse në këtë skedë nuk është e shkruar arsyeja e ndarjes nga jeta? Përse mungon dokumenti mjeko-ligjor, që vërteton shkakun e vërtetë të vdekjes? Nëse kjo vdekje ishte për shkaqe natyrale, apo për rrethana të tjera që autoritetet zvicerane, nuk janë të interesuara që të bëhen të ditura?
Përse nuk flasin e dashura dhe avokati kosovar që shteti zviceran kishte pajtuar për rastin e Briken Hoxhës? Çfarë fsheh heshtja e tyre? Dhe pse Prokuroria e Tiranës, në kundërshtim të hapur me ligjin, nuk filloi hetimet që në momentin e parë kur trupi erdhi në Shqipëri, por u vu në lëvizje vetëm pas kallëzimit të të atit të Briken Hoxhës?
Një rast i ngjashëm ky, për nga rrethanat edhe me atë të shqiptarit Saimir Sula, 31-vjeçari, i cili ndërsa u shtrua për Covid më 8 maj të vitit 2020, në spitalin ‘Del Mar’ në qytetin spanjoll të Barcelonës, u kthye në Shqipëri pa organin e zemrës.
Gjë që u konstatua nga familja e tij vetëm pas autopsisë mjeko-ligjore që iu bë në Tiranë, familja Sula, e cila bëri kallëzime të vazhdueshme në Prokurorinë e Tiranës. Por që ky organ akuze, u kujtua të dërgonte letërporosi në Spanjë, vetëm në vitin 2022, pas instistimeve të vazhdueshme të familjes.
Ndërkohë që vetëm pak kohë pas vdekjes të vëllait, motra e të riut, mori një raport nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore të Katalonjës (IMELEC),raport ku thuhej se ishte gjetur zemra.
But because the family refused to believe such news, how long did the law-enforcement bodies in Spain refuse to carry out DNA if this heart belonged to Saimir Sula, right?!