"Me vajzat tona super të afta", ish konkurenti i "Përputhen", arrestohet për prostitucion

2022-03-08 11:12:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Me vajzat tona super të afta", ish konkurenti i
Qendra e masazhit që përdorej për prostitucion dhe Alban Durmishi

"Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato"...kjo mund t'ju duket si një ftesë e mirë për të bërë masazh nga një qendër estetike në Tiranë, por nuk është kështu...

Kjo është një nga motot që përdorte një qendër masazhi në zonën e Bllokut në kryeqytet, për të tërhequr klientët e tyre për të marrë shërbime ekstra përtej masazhi. Këto qendra janë kthyer në një fole prostitucioni dhe e radhës ishte Power Hand, në pronësi të një 29-vjeçari me incialet Alban Dyrmishi, i cili është arrestuar nga Policia.

Të punësuara ishin 2 vajza, të moshës 19 dhe 20 vjeçe të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Ato janë vënë në hetim për veprën penale "Prostitucioni", në kuadër të operacionit ' Camouflage' që u zhvillua nga uniformat blu. Alban Dyrmishi është pronari i qendrës së masazhit në Tiranë. Ai është ish konkurrenti i Përputhen.


Video