
Mbahet sot seanca e sotme për fjalën përfundimtare për vrasjen e Liridona Ademajt.
Prokurorja, Javorka Perlinçeviq ka paraqitur argumente të rënda që rëndojnë pozitën e Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë.
Përmes dëshmive të reja, prokuroria pretendon se vrasja ishte një skenar i përgatitur deri në detaje.
Një nga momentet më prekëse të seancës ishte leximi i dëshmisë së fëmijëve të çiftit, të cilët pas ngjarjes ishin dërguar në Suedi.
Sipas dëshmisë së paraqitur, djali i madh kishte rrëfyer tmerrin që kishte parë në prani të psikologut. Gjatë një vizite të fëmijëve në Suedi, djali i madh në prani të psikologut ka thënë, Hajni e futi dorën dhe i bëri mamit bam.
Gjithashtu, Leonardi ka dëshmuar se fëmijët e kanë sqaruar qartë çështjen, ata nuk dëshirojnë të komunikojnë me babanë e tyre dhe i refuzojnë të gjitha thirrjet telefonike të cilat ua ka mundësuar Qendra për Punë Sociale në Suedi.
Eksperti ka vërtetuar se në trupin e të ndjerës është gjetur një hematomë, e cila përputhet me kohën pak para vrasjes.
“Në anën e majtë të shpatullës ka pasur një hematomë, koha e shkaktimit të së cilës përshtatet me periudhën jo më tepër se një orë para kryerjes së vrasjes. Ekziston mundësia që ajo nxirje të jetë shkaktuar nga gishtat e dorës”, thuhet në dëshminë e ekspertit që mbështet dyshimin se Naim Murseli e ka mbajtur me forcë viktimën.
Ndërsa dëshmitarët e tjerë i qëndruan deklaratave të tyre paraprake, dëshmitari Aurel Pajaziti deklaroi para trupit gjykues se nuk e kishte njohur personin që shoqëronte Granit Plavën gjatë huazimit të makinës.
Megjithatë, të akuzuarit pranuan gjatë mbrojtjes se ai person ishte Naim Murseli dhe se të dy kishin shkuar aty me automjetin e këtij të fundit, të llojit ‘Range Rover’.