LAJM i FUNDIT/ Operacioni “Metalurgjiku”, arrestohen 16 persona dhe shpallen në kërkim 8 aksionerë në Elbasan!

2025-12-14 10:34:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Elbasanit ka arrestuar 16 persona, 9 prej tyre të huaj në kuadër të operacionit të koduar “Metalurgjiku”.

Të arrestuarit akuzohen se ushtronin aktivitetin e paligjshëm në përpunimin e mbetjeve.

Të arrestuarit janë Juncheol Chung-shtetas korean, Prakash Kadel – shtetas nepalez, Rahul Pal , Styend Pal, Munna Singh ,Rajesh Yadav , Aaditiya Raj, Rahul Pal , Dheeraj Kumar, shtetas indianë.

Ndërsa shqiptarët e arrestuar janë: Jakup Karaj, Ismail Dybeli ,Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi , Eglis Flaga.

Njoftimi i policisë:

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.

Procedohen penalisht 2 subjekte juridike, bazuar në nenin 3 të ligjit Nr. 9754, datë 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Vihen në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës. Mësohet se të arrestuar shtetasit: Juncheol Chung – shtetas korean, Prakash Kadel – shtetas nepalez, si edhe shtetasit indianë: Rahul Pal , Styend Pal, Munna Singh ,Rajesh Yadav , Aaditiya Raj, Rahul Pal , Dheeraj Kumar. Jakup Karaj, Ismail Dybeli ,Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi , Eglis Flaga." njoftoi policia.


Video