Një vit pas vizitës së Papa Françeskut në Trieste, dalin në dritë detaje shqetësuese mbi një plan të dyshuar terrorist që mund të kishte synuar Papën.
Lajmin e tregon Gianpaolo Sarti në Il Piccolo. Hetimet e kryera nga Prokuroria e Triestes, në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës italiane dhe Interpolin, çuan në arrestimin e Hasan Uzun, një shtetas turk 46-vjeçar, i dyshuar si i lidhur me ISIS-in.
Uzun u kap në Holandë falë një urdhër-arresti europian të lëshuar nga gjykatësi Marco Casavecchia dhe më pas u ekstradua në Itali.
Aktualisht ai ndodhet në izolim në burgun e Coroneos, në Trieste, i mbrojtur nga avokatja Lucrezia Chermaz, e cila javën e kaluar mori vendin e dy kolegëve italianë që Uzun ua kishte revokuar mandatin. Zyrtarisht, sqaron avokatja, akuza është mbajtje dhe posedim armë të zakonshme në bashkëpunim, “por hetimet janë ende në vazhdim”.
Avokatja e re e mbrojtjes pritet të takojë Uzun në ditët e ardhshme në burgun “Ernesto Mari”.
Sipas hetuesve, i dyshuari kishte lënë një pistoletë automatike CZ model 7B kalibër 9 Luger, me karikator dhe 14 fishekë, brenda një karroce të braktisur në barin e stacionit pasditen e 6 korrikut 2024, në prag të vizitës papnore.
Bagazhi u gjet rastësisht nga një punonjëse e lokalit. Dyshohet se duhej të merrej nga dikush tjetër.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin lëvizjet e Uzun, i cili mbante një bluzë të zezë me një tigër të stampuar, teksa linte valixhen në bar dhe qëndronte në afërsi të stacionit. Pak më pas, dy burra iu afruan bagazhit, duke ngritur dyshime për një bashkëpunim të mundshëm.
Burri me këmishë blu të çelët
Pasi kishte lënë valixhen, Uzun bleu një kartë Sim të re italiane me para në dorë, duke shkatërruar atë të mëparshmen dhe u largua nga Trieste me një tren Frecciarossa drejt Milanos.
Prej andej u nis për në Zvicër, ku u kthye mbrapsht në kufi për shkak të dokumenteve të pavlefshme.
Në pamjet e sigurisë së bashku me të gjatë gjithë këtyre lëvizjeve shfaqej edhe një burrë me këmishë ngjyrë blu.
Hetuesit rindërtuan të gjithë sekuencën e ngjarjeve, duke evidentuar mungesën e lidhjeve mes Uzun dhe Italisë apo vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Pikërisht përkimi kohor mes pranisë së tij dhe mbërritjes së Papës bëri që të shpallej alarmi antiterrorizëm.
“Plan i mundshëm atentati”
A confidential note from the security services confirmed the hypothesis of a "possible assassination plot" against the Pope, attributed to a Turkish radical group linked to ISIS. The investigation, still ongoing, aims to identify possible collaborators and verify the existence of a terrorist network active on European territory.
During the July 7, 2024 visit, Pope Francis made no direct reference to the averted threat.
In Piazza Unità d'Italia, in front of over 8,000 believers, the Pope spoke of the need for an "untroubled faith" that is capable of awakening consciences and denouncing injustices.
He warned against consumerism and indifference, calling them "cancers of democracy ."/La Repubblica