
Pesë persona janë marrë nën masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Ndër ta, dy shtetas dyshohet se kanë përvetësuar një tokë prej 2,350 m² në fshatin Mëzez, duke përdorur dokumente të falsifikuara me ndihmën e punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Sipas njoftimit të policisë janë marrë masat e sigurisë “Arrest në burg” për 45-vjeçarin D. B., për falsifikim dokumentesh;
Arrest në shtëpi për 59-vjeçarin I. Ç., gjithashtu për falsifikim dokumentesh;
Pezullim nga detyra për tre punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës – B. S., 49 vjeç, F. Z., 35 vjeç, dhe Th. L., 41 vjeç – të dyshuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Gjykata ka vendosur sekuestro preventive mbi tokën e përfituar në mënyrë të paligjshme. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.