Emaili kërcënues për bombë në mbi 140 institucione, kontrolle me qen antieksplozivë para SPAK

19 October 2026, 12:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Emaili kërcënues për bombë në mbi 140 institucione,

Në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme janë kryer sot kontrolle me qen antieksplozivë.

Mendohet se këto kontrolle janë kryer pas emailit kërcënues që u dërgua më herët në mbi 140 adresa institucionesh, ku thuhej se kishte bombë dhe se ajo do të shpërthente.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga operatorët e Top Channel, një qen antieksploziv, i trajnuar për zbulimin e lëndëve plasëse, është duke kontrolluar në këto ambiente të SPAK-ut.


Video