Protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës bllokojnë hyrjen për në rrugën e Kombit

19 October 2026, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës bllokojnë hyrjen për në

Një pjesë e nxënësve në Mirditë i janë bashkuar bojkotit të procesit mësimor, ndërsa protestat janë zhvendosur edhe në qytetin e Rubikut, ku të rinjtë kanë dalë në Rrugën e Kombit, ndërsa është bllokuar rruga.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë djegur goma, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”.

Situata është përshkallëzuar pranë Bashkisë Kurbin, e cila është sulmuar me gurë dhe molotovë.

Protestuesit janë shfaqur pa maska, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.


Video