E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

7 October 2026, 09:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop

Një punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimit, është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Krujë, për motive banale. 19-vjeçari, pjesë e Patrullës së Policisë, është goditur nga persona me maskë dhe shkop bejsbolli.

 Autorë të dyshuar janë vëllezërit e një vajze nën 18 vjeç, me të cilën polici kishte komunikuar në Instagram. Dyshohet se ata nuk e kanë pranuar këtë komunikim.

 Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet dhe, përmes kamerave të sigurisë, ka identifikuar automjetin me të cilin lëviznin të dyshuarit.


Video