Probleme me domain ".al", nuk hapen jashtë Shqipërisë!

4 Korrik 2026, 12:42Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Problemet me aksesimin e faqeve të internetit që përdorin domain-in shqiptar (.al) vijojnë të shqetësojnë përdoruesit jashtë vendit.

Edhe gjatë ditës së sotme, shumë faqe nuk janë të aksesueshme nga rrjeti në vende të ndryshme, ndërsa brenda Shqipërisë funksionojnë normalisht.

Përdorues nga diaspora dhe kompani që operojnë ndërkombëtarisht kanë raportuar se faqet me domain (.al) nuk hapen ose shfaqin gabime lidhjeje, duke krijuar vështirësi në komunikim, shërbime online dhe aktivitete biznesi.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar që të sqarojë shkakun e problemit apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video