Ushqimet mbajnë ‘gjallë’ inflacionin/ Krahasimi me BE-në, si penalizohen shqiptarët!

11 July 2023, 12:32Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ushqimet mbajnë ‘gjallë’ inflacionin/ Krahasimi me

Shqipëria regjistroi në muajin qershor inflacion më të ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, por trendi zbutës i ccmimeve u ngadalësua në grupin e ushqimeve dhe të fruta perimeve në krahasim me BE.

Të dhënat e INSTAT treguan se në qershor inflacioni në Shqipëri u ndal në 4.5 për qind, me një rënie me vetëm 0.2 për qind, ndërsa në Bashkimin Europian, inflacioni ishte 5.5 për qind nga 6.1 për qind e që ishte në maj.

Në BE, rënia e fortë e inflacionit arsyetohet me uljen e kërkesës për energji nga tregjet dhe stabilizimin e tyre, ndërsa në Shqipëri burimi kryesor i inflacionit janë ushqimet dhe pijet alkoolike.

Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni vjetor në grupin e ushqimeve ishte pak më lartë se 10 për qind, ndërsa të dhënat e Eurostat tregojnë se inflacioni vjetor në të njëjtin grup ishte rreth 15 për qind.

Megjithatë, shqiptarët penalizohen prej faktit se shpenzojnë mbi 40 për qind të buxheteve mujore për ushqimet, në një koëh që në vendet e BE-së kjo shifër është diku te 13 për qind.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video