Ibrahimaj: Do rishikohen çmimet e referencës, taksë e lartë për shtëpitë e dyta

10 July 2023, 13:26Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ibrahimaj: Do rishikohen çmimet e referencës, taksë e
Delina Ibrahimaj

Ministria e financave dhe ekonomisë ka nisur konsultimet me grupet e interesit për të riparë çmimet e referencës së pronave në vënd.

Rishikimi i saj do të shoqërohet me aplikimin e taksës së pronës, që paguajnë qyetataret për banesën, bizneset për objektin ku ushtrojnë veprimtarin e tyre dhe fermerët për taskën bujqësore që posedojnë.

Boshti i kësaj reforme është që çmimet e refenrencës t'i afrohen atyre të tregut. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj gjatë një interviste për E-ZONE dha disa detaje nga kjo reformë, që do të marrë kohë për t'u zbatuar.

“Është një reformë shumë e rëndësishme dhe prek të gjithë qytetarët. Ne themi që boshti i kësaj reforme është që çmimet e referencës së pronave të rifreskohen dhe të vijnë në çmimin e tregut, pasi çmimet janë rritur ndjeshëm vit pas vit, ndërsa referencat nuk janë rifreskuar”, tha ministrja.

Pjesë e reformës do të jetë dhe një taksim më i madh për baneast e dyta apo të treta që kanë qytetarët.

“Ne do të kemi një normë të reduktuar tatimore për shtëpitë e para. Por për shtëpitë e dyta apo të treta do të ketë një taksim të plotë. E gjithë kjo do të eci paralelisht me reformën e digjitalizimit të kadastrës”, sqaroi ministrja.

Synimi i ministrisë është që taksa e pronës të mblidhet në nivelin e 1% të prodhimit të brendshëm bruto, nga 0.36 % që mblidhet aktualisht, niveli më i ulët në rajon. Shkak është mungesa e informacioneve për titujt e pronësisë.


Video