Ujësjellësit do të aplikojnë për projekte te AKUK. Metodologji e re për prioritizimin e fondeve buxhetore

25 Tetor 2024, 11:43Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ujësjellësit do duhet të aplikojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve për të përfituar fonde publike për projekte investimi për furnizimin me ujë apo kanalizime. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhëzimin mbi kriteret dhe procedurën e vlerësimit të aplikimeve, teksa specifikohet se qëllimi është përmirësimi i planifikimit, zbatimit, si dhe rritja e transparencës së përdorimit të fondeve buxhetore, me financim të brendshëm, në lidhje me Programin Buxhetor “Furnizimi me ujë dhe kanalizime”.

Udhëzimi përmban edhe metodologjinë e prioritizimit të projekteve që do të vendoset të financohen nga buxheti i shtetit, teksa rëndësi i jepet edhe performancës së shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve, që jo vetëm duhet ta kenë nënshkruar marrëveshjen me AKUK, por edhe duhet të kenë përmbushur të paktën 50% të objektivave të përcaktuar në të. Përjashtim do të bëjnë shoqëritë që e kanë nënshkruar rishtazi këtë dokument.

Fondet do të përfitohen për disa prej politikave që përfshin programi, që janë: rritja e aksesit në ofrimin e shërbimit të furnizimit me ujë cilësor dhe të menaxhuar në mënyrë të sigurt, rritja e aksesit në ofrimin e shërbimeve me kanalizime dhe impiante të trajtimit të ujërave të ndotura, rritja e eficiencës në shërbimet e furnizimit me ujë dhe forcimi i kapaciteteve e modernizimi i ofruesve të shërbimeve në sektorin ujësjellës–kanalizime.

Video