Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, njësoj si Banka Botërore, parashikon që deri në fund të vitit 2024, ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3.3%. Parashikimi i tetorit është më i lartë se ai i muajit prill kur FMN priste rritje me 3.1%.
Për vitin 2025, pritshmëria e FMN-së mbetet e pandryshuar në 3.4%.
Edhe pse pritjet e FMN-së për Shqipërinë janë rritur, ajo parashikohet të ketë ecuri më të ulët se Serbia, Kosova dhe Mali i Zi.
Rritjen më të lartë pritet ta ketë Serbia, me 3.9%, e ndjekur nga Kosova me 3.8% dhe Mali i Zi me 3.7%. Shqipëria lë pas Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, me përkatësisht 2.5 dhe 2%.
Për vitin 2025, vendi pritet të ketë rritjen e dytë më të ulët në rajon (3.4%), duke lënë pas vetëm Bosnjën, me 3%. Rekordin pritet ta mbajë sërish ekonomia serbe, që pritet të përshpejtohet në 4.1%.
FMN vlerëson në raport se beteja globale kundër inflacionit është fituar në pjesën më të madhe, edhe pse presionet mbi çmimet vazhdojnë në disa vende. Pasi arriti kulmin në 9.4% me bazë vjetore në tremujorin e tretë të 2022 normat totale të FMN rrit parashikimin për Shqipërinë, por ekonomia mbetet ndër më të ngadaltat në rajon.
Për më tepër, pavarësisht nga një nivel i lartë dhe i sinkronizuar i shtrëngimit të politikës monetare në mbarë botën, ekonomia globale ka mbetur jashtëzakonisht elastike gjatë gjithë procesit disinflacionist, duke shmangur një recesion global. Rritja globale parashikohet të mbetet e qëndrueshme në 3.2% në 2024 dhe 2025, edhe pse disa vende, veçanërisht vendet në zhvillim me të ardhura të ulëta, kanë parë rishikime të konsiderueshme të ngadalësimit të rritjes, shpesh si rezultat i shtimit të konflikteve.