U pezullua nga detyra, por institucioni që drejtoi Risena Xhaja doli me bilanc pozitiv

10 September 2024, 18:55Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U pezullua nga detyra, por institucioni që drejtoi Risena Xhaja doli me
AMGKP

Agjencia për Menaxhimin e Garancive dhe Kredive Shtetërore të Pakthyera (AMGKP) ka arritur të mbledhë në periudhën mars-korrik 2024 8 milionë dollarë detyrime të pakthyera nga palët e treta sa i përket kredive të akorduara përmes skemave të garancive shtetërore.

Kjo shifër është mbi dhjetë herë më e lartë sesa shuma e mbledhur përgjatë gjithë vitit 2023.

Agjencia është institucion në varësi të Ministrisë së Financave dhe me ndryshimet ligjore të ndërmarra në fund të vitit 2023 asaj iu shtuan përgjegjësitë, duke përfshirë edhe mbledhjen e kredive të akorduara gjatë periudhës së pandemisë përmes skemave të garancisë shtetërore.

Agjencia për menaxhimin e garancisë dhe kredive të pakthyera u drejtua që nga fundi i muajit shkurt, deri në mes të muajit gusht nga Sekretarja e Përgjithshme e Financave në atë periudhë Risena Xhaja, në cilësinë e drejtorit të komanduar.

Rezulton që pikërisht gjatë kësaj periudhe shumat e mbledhura nga institucioni si kredi të cilësuara me probleme dhe të pakthyera, janë të konsiderueshme.

Sa i përket trajtimit të disa kredive ku pretendohet se nga Agjencia nuk janë trajtuar fare ose ka favorizime për disa subjekte për të cilat nuk i është drejtuar gjykatës për shpalljen e falimentit, AMGKP bën me dije se janë 66 subjekte SHPK të cilat janë duke u verifikuar rast pas rasti dhe duke u ndjekur procedurat ligjore sipas rekomandimeve dhe të gjitha rastet janë të transferuara nga bankat e nivelit të dytë.


Video