Shqiptarët të shqetësuar për çmimet e larta dhe ekonominë, ndërsa fqinjët për problemet sociale

1 Tetor 2024, 12:33Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çështjet ekonomike shqetësojnë shqiptarët më shumë se ato sociale.

Sipas anketës nga Barometri i Ballkanit, 57% e shqiptarëve janë të shqetësuar për ekonominë në përgjithësi dhe kjo është norma më e lartë ndër të gjitha vendet e tjera të rajonit.

Një vit më parë ky tregues ishte 50%.

Por shqetësim më i fortë për shqiptarët janë çmimet dhe kostot e jetesës, 71%.

Vendin e parë e zë Serbia me 73%.

Në tërësi vërehet se shqiptarët vlerësojnë më me rëndësi çështjet ekonomike dhe më pak ato sociale, ndryshe nga shtetet fqinje.

Qytetarët e Shqipërisë janë të merakosur edhe për nivelin e papunësisë në vend duke mbajtur përsëri vendin e parë në rajon, me 40%.

38% e shqiptarëve vlerësojnë si problem korrupsionin dhe 32% emigrimin e trurit, më shumë se në Ballkan.

Por, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët nuk konsiderojnë problem serioz për vendin cilësinë e arsimit, 4%, cilësinë e shërbimit shëndetësor, 11% dhe as mungesën e stabilitetit politik, 15%, të treja normat më të ulëta në rajon.

Video