Shoqata e Transportit paralajmëron reduktim shërbimi nga 1 Nëntori

29 Tetor 2022, 08:24Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Disa ditë para përfundimit të dhënies së subvencionit nga qeveria për rritjen e çmimit të naftës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës kërkon vijueshmërinë e tij edhe për muajt në vazhdim, ose në të kundërt të ndërhyhet për dyfishimin e çmimit të biletës.

Shoqata paralajmëron se nëse nuk merren në konsideratë kërkesat e tyre nga 1 nëntori, operatorët e transportit në Tiranë do të ofrojnë shërbim të reduktuar.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës, qeveria vendosi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor për kompanitë e transportit. Kjo është paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit.

E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës në muajt mars-prill-maj. Ndërsa në muajt qershor dhe korrik, transporti urban në tërësi, vuajti shtrenjtimin e kostove nga rritja e çmimit të naftës, pasi mungoi subvencionimi. Operatorët në muajin gusht paralajmëruan ndërprerjen e abonesë nëse nga qeveria nuk merren masa.

 

Video