Pas arrestimeve, Doganat godasin Bankers Petroleum, bllokohet aktiviteti për mospagim detyrimesh

16 Dhjetor 2025, 12:20Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bankers Petrolium

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ndaluar aktivitetin e kompanisë Bankers Petroleum Albania në vendburimin e naftës Patos-Marinzë, pas një mosmarrëveshjeje për pagesën e akcizës mbi holluesin e naftës, një produkt i përdorur në nxjerrjen dhe transportimin e naftës bruto.

Sipas Doganave, kompania ka shmangur pagesën e detyrimeve të akcizës për këtë produkt, ndërsa Bankers Petroleum e kundërshton vendimin, duke argumentuar se për holluesin nuk duhet paguar akcizë pasi nuk konsumohet në territorin e Shqipërisë.

Kompania ka bërë të ditur se situata ndikon direkt mbi 420 punonjësit e saj dhe mijëra të tjerë të kompanive nënkontraktore dhe partnerëve të biznesit.

Bankers Petroleum nga ana e saj ka depozituar kallëzim penal pranë SPAK dhe kërkon që të gjitha palët të presin vendimet gjyqësore përpara se të ndërmarrin veprime, duke theksuar se çështja e akcizës është ende në proces gjyqësor.


Video