Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet me nivelin më të lartë të rritjes ekonomike në rajon, por nga ana tjetër rezulton ndër vendet më të varfra. Ky mbetet një paradoks që tash sa vite i shoqëron qytetarët shqiptarë.
Pse vazhdojmë të jemi në këto kushte? Pse rritja ekonomike nuk përkthehet në rritje të mirëqënies së njërëzve, madje thellohet varfëria?
Sipas të dhënave të Bankës Botërore vendi ynë renditet i dyti në rajon për rritjen më të lartë ekonomike, pas Malit të Zi me 3.3%.
Nga ana tjetër, shifrat që dëshmojnë për përmasat e varfërisë janë shqetësuese.
Po sipas Bankës Botërore, 13.7% e shqiptarëve ose thënë ndryshe mbi 328 mijë persona janë të varfër. Kjo do të thotë se ata jetojnë me më pak se 600 lekë në ditë, që konsiderohet edhe si kufiri i varfërisë. Ndërkohë që sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, numri i të varfërve në Shqipëri i ka kapërcyer 25% të popullsisë ose mbi 604 mijë persona.
Nga ana tjetër, Shqipëria rezulton një ndër vendet me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas fuqisë blerëse.
Të dhënat e tjera të FMN-së tregojnë se vendi ynë është i parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Kosovën në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë. Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë, ku një familje mesatare shpenzon 43% të buxhetit të saj vetëm për t’u ushqyer, një tjetër tregues ky i varfërisë.
Tregues këta që dëshmojnë që rritja reale e ekonomisë, nuk përkthehet në rritje të mirëqënies, ose rritja është një “flluskë sapuni”. Sipas ekspertëve tregues tjetër i rëndësishëm i kësaj situate janë dhe ccmimet në treg, që ccdo vit janë dhe më të shtrenjta, madje shumë herë më shtrenjë se vë vendet fqinje. Kjo në një farë mënyrë sjell një treg monopol, një pamundësi reale të rritjes së ekonomisë së familjeve, “shkrirje” të shtresës së mesme dhe largim të atyre që kanë mundësi të sigurojnë një kontratë pune në vendet e BE-së.