Niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, ja kursi i këmbimit për Euron

24 Dhjetor 2025, 16:22Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi i këmbimit euro-lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, në ditët e fundit në treg ka ofertë të shtuar të valutës së huaj, çka përfaqëson një tendencë pak a shumë të zakonshme sezonale. Në veçanti, kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit sjell flukse më të larta të monedhës evropiane.

Niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, ja kursi i

Rënia vjetore e kursit ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me vitet e mëparshme.

Kundrejt të njëjtës datë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 2.1%.

Megjithatë, ecuria më e stabilizuar e kursit gjatë këtij viti i detyrohet më shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë sesa forcave të tregut.


Video