Në 9 muaj u dogjën 80.5 milionë euro lëndë drusore. Shifra më e lartë në 12 vite

8 October 2024, 13:23Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në 9 muaj u dogjën 80.5 milionë euro lëndë drusore.

Temperaturat përvëluese që na shoqëruan kryesisht përgjatë periudhës korrik-gusht, apo dhe zjarrvëniet me qëllim kanë shkaktuar dëme ekonomike për sa I përket lëndës drusore të djegur.

Sipas faqes “EFFIS” e cila monitoron dhe menaxhon zjarret në pyje të Europës, vërehet se në Shqipëri nga fillimi I vitit e deri në fund të shtatorit janë djegur rreth 46 mijë hektarë tokë në republikën e vendit të cilat erdhën si pasojë e 164 vatrave të zjarrit sipas asaj që raporton kjo faqe. Në 12 vitet e fundit kjo përbënë sipërfaqen më të madhe të djegur.

Nga ana tjetër sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në një sipërfaqe prej 1 Ha ndodhen mesatarisht 50 metra kub lëndë drusore. E thënë ndryshe përgjatë periudhës janar-shtator të vitit aktual janë djegur  2.3 milionë metër kub dru.

Me një çmim tregu që varjon rreth 35 euro për metër kub, kostoja totale e cila është shkaktuar si pasojë e humbjes drusore nëpër pyje arrinë rreth 80 mln euro. Përveç temperaturave të larta, zjarrëvënia me qëllim ka qënë gjithashtu “protagonist” kryesor në shkaktimin e kësaj kostoje.

Edhe nga të dhënat nga ministria e brendshme tregojnë se viti 2024 pati një rritje të numrit të rasteve problematike që janë ndjekur nga zjarrëfikësit dhe forcat e rendit ku vetëm përgjatë muajit gusht u regjistruan 20 raste më shumë se gushtin e vitit të kaluar.

 

 


Video