Ndërtimi dhe turizmi rrisin ekonominë me 4 përqind

1 Tetor 2024, 12:50Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ekonomia shqiptare u zgjerua me 4.06 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti e nxitur kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi. Instituti i Statistikave raportoi se grupi i tregtisë, akomodimit dhe aktivitetit ushqimor kontriboi me 1.12 për qind në rritjen e prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë periudhës Prill-Qershor, ndërkohë që po aq ishte dhe kontributi i ndërtimit.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë 9 degë të ekonomisë shënuan rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që grupi i industrisë, energjisë dhe ujit si dhe ai i informacion-komunikacionit shënuan rënie.

Ndërkohë, si gjashtëmujor, ekonomia shqiptare është rritur me 3.94 për qind këtë vit krahasuar me 6 mujorin e vitit të kaluar.

Video