Çmimi i naftës në Shqipëri njeh vetëm rritje: A do kthehet Bordi i Transparencës?

19 Gusht 2026, 16:10Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çmimi i hidrokarbureve në Shqipërisë gjatë vitit 2026 ka qenë në luhatje, ndërsa raportohet se aktualisht nafta ka pësuar sërish një rritje të ndjeshme të kostos, pasi ditën e sotme ajo tregohet me 219 lekë për litër në shitjet me pakicë.

Nafta në tregun shqiptar ka pësuar një rritje prej 4 lekësh nga sa ishte para pak ditësh, kur ajo tregtohej me 215 lekë, duke bërë që sot ajo të shitet me 219 lekë për litër.

Konfindustria e Shqipërisë, më 3 gusht, kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në tregtimin e hidrokarbureve, duke parë situatën me rritjen e vazhdueshme të çmimit.

Ajo kërkoi ulje të çmimit të naftës me 15%, që përkthehet në 20 lekë për litër, si dhe rikthimin e Bordit të Transparencës.

Edhe deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar disa herë, duke kërkuar marrjen e masave.

Por deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj ndërhyrjeje për të marrë në dorë situatën e kostove të larta të hidrokarbureve. 


Video