Korrupsioni, 7 përqind e bizneseve në Shqipëri paguajnë për ndryshimin e ligjeve

20 Shtator 2024, 10:56Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në vende në tranzicion si Shqipëria ka një formë korrupsioni ku përveç pagesave direkte informale tek zyrtarët, bizneset paguajnë për të bërë ndërhyrje në legjislacion në favor të tyre.

Barometri i Ballkanit në anketën me bizneset vërejti se 7 për qind e tyre në Shqipëri kanë pohuar se kanë kryer pagesa korruptive për të ndryshuar legjislacionin në favor të tyre.

Maqedonia dhe Serbia kanë nivel më të lartë të korrupsionit për ndikimin ligjor me nga 13 për qind secila.

Nga ana tjetër Kosova paraqitet si vendi më nivelin më të ulët në Rajon të kapjes ligjore, pasi vetëm 1 për qind e bizneseve pohojnë se kryejnë këtë formë të korrupsionit. Gjithashtu nivele kishin më të ulëta kishin edhe Bosnja dhe Mali i Zi ku 3 për qind të bizneseve pohojnë se paguajnë për të bërë ligje dhe rregulla në shërbim të tyre.

Nga të dhënat e brendshme në Shqipëri është mjaft i përhapur fakti i ndërhyrjeve të bizneseve në procesin e prokurimeve për të formuluar rregulla specifike që përjashtojnë pjesëmarrësit e tjerë.

Por në Shqipëri kapja e shtetit nëpërmjet ligjeve është një fenomen që tashmë njihet.

Në Kuvend ka gjithmonë nisma të veçuara që kërkojnë lehtësime fiskale që u shërbejnë një grupi kompanish.

Rezultatet e Barometrit të Ballkanit tregojnë se kapja e shtetit nëpërmjet ligjit është zakonshme për bizneset në Shqipëri pasi në vitin e fundit 7 për qind e bizneseve të anketuara kanë pranuar këto lloj pagesash.

 

Video