Çfarë përmban paketa e dytë e rezistencës sociale

8 Shtator 2022, 09:36Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku po prezantojnë paketën e dytë anti-krizë për qytetarët si dhe masat që do të ndërmarrë qeveria për të përballuar krizën energjetike.

‘Do të rriten pagat për administratën, për policinë e shteti dhe për policinë e burgjeve. Paga minimale do të rritet në 34 mijë lekë. Do të indeksohen pensionet e invaliditetit me 7.5%. Ndihma ekonomike rritet me 10%, dyfish ndihmë ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë. Do indeksojmë me 6% pensionet, indeksimi i dytë brenda 2022.’- tha Rama.

Ministrja shpjegoi se paketa përfshin indeksimin deri në 6%për të gjitha kategoritë e pensioneve, rritje të pagës minimale deri në 34 ijë lekë, rritje page deri në 7% për punonjësit e administratës publike dhe Policisë së Shtetit.

“Tani e gjejmë veten në një situatë ndryshe nga ajo që parashikonim në mars. Parashikonim që në gjysmën e dytë të vitit inflacioni të përmirësohej, por lufta nuk mbaroi.

Ne kemi vendosur që të mbajmë subvencionimin e energjisë, të indeksojmë pagat dhe pensionet. Nga pension i i shtatorit që do të paguhet në tetor, do të indeksojmë 6% të gjitha kategoritë e pensioneve. Si kosto do të jetë 2 miliard lekë për këtë vit.

Do të rrisim pagat në sektorin publik me 7% që është parashikimi i rritjes së inflacionit që kemi. 42 mijë punonjës që do të mbështeten, 3600 të policinë së burgjeve, mbi 10 mijë policë që do të përfitojnë nga rritja e pagës.

Do të kemi rritje të pagës minimale dhe përfitojnë 200 mijë punonjës. Kemi menduar për ato kategori që janë më vulnerabël. Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Do të mbështesim me pension për personat e vetmuar mbi 60 vjeç. Do të vazhdojmë të targetojmë fermerët, duke shtuar masën për naftën pa taksa. Keni menduar për një subvencion shtesë për mbjelljen e grurit me 500 milion lekë”, tha ajo

Video