Çfarë do të ndodhë me borxhin publik 2024? Cilat janë rrisqet?

8 January 2024, 14:17Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çfarë do të ndodhë me borxhin publik 2024? Cilat janë

Duket se Qeveria ka lënë pas shqetësimet e shkaktuara nga rritja e risqeve të borxhit gjatë vitit 2022, për shkak të pasigurive financiare në tregjet ndërkombëtare por edhe brenda kufijve. Treguesit e riskut janë zbutur ndjeshëm në 2023 dhe parashikohen në përmirësim të mëtjeshëm gjatë 2024, për shkak të forcimit të lekut por edhe strategjive të menaxhimit të borxhit publik.

Ministria e Financave, në një analizë që i bën ecurisë së risqeve të borxhit thekson se “Në ndryshim nga viti 2022, ku për shkak të kushteve të shtrënguara të tregjeve treguesit e riskut nuk ecën plotësisht në drejtim të objektivave strategjikë, gjatë vitit 2023, menaxhimi i risqeve të portofolit të borxhit ka mundur të evoluojë në drejtim të objektivave strategjikë afatmesëm duke shfaqur përmirësim në të gjithë treguesit, krahasuar me fundin e vitit 2022”.

Në përmirësim vijnë treguesit e rëndësishëm që lidhen me risqet e rifinancimit si dhe riskun e normave të interesit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, Borxhi që rifiksohet brenda 1 viti ka rënë në 46.8% përgjatë vitit 2023 nga 49.0% një vit më parë. Po ashtu, sa i përket riskut të rifinancimit, Borxhi që maturohet brenda 1 viti rezulton në 2023 në nivelin 47.0% nga 49.0% në 2022.

Vetë Ministria e Financave ka bërë me dije se pas përfundimit të vitit kalendarik 2023, në përputhje me Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit do të hartohet një raport monitorimi i cili do të përfshijë ndër të tjera dhe ecurinë e treguesve të riskut si dhe rrethanat përkatëse që kanë ndikuar. Ndërkaq, “gjatë vitit 2024, do të synohet përmirësimi i mëtejshëm i treguesve të riskut, sipas kushteve të tregut, duke siguruar financimin e nevojshëm dhe mbajten e kostos në nivelin më të ulët të mundshëm.


Video