Dollari, Euro e Paundi, si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

2 Shkurt 2026, 10:21Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës gjatë fundjavës duke e nisur pozitivisht këtë javë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë dhe është shitur me 82.2 lekë në raport me javën e shkuar.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk duket të ketë pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës që nga e premtja e kaluar duke u blerë këtë të hënë me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq pasi kaloi një javë shumë pozitive ka regjistruar zbritje përgjatë këtyre ditëve duke e nisur javën në rënie teksa është blerë sot me 104. Lekë dhe është shitur me 105.7 lekë.

Paundi britanik sakaq nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës duke e nisur këtë javë në kuota të qëndrueshme teksa është blerë sot me 110.8 lekë dhe është shitur me 111.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.


Video