Bordi i "Çetit" zgjohet pas rreth 1 muaji dhe ngre në "qiell" çmimin e naftës dhe të benzinës

17 Janar 2023, 17:03Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anëtarët e Bordit

Hera e fundit që ishte mbledhur Bordi i Transparencës i përket 20 Dhjetorit të vitit të kaluar, por është zgjuar pas rreth 1 muaji dhe është ditën e sotme, jo për t'i ulur, por të rritur çmimin e naftës dhe të benzinës.

Çmimi i naftës është rritur me 9 lekë duke u caktuar që të tregtohet me pakicë me 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër. Deri më sot tregtohej me pakicë me  199 lekë/litri.

Po ashtu rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, i cili është caktuar që të tregtohet me pakicë 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Deri më sot tregtohej me pakicë me  177 lekë/litri dhe Bordi e ka rritur me 12 lekë litrin.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Ndërsa, çmimi i naftës për peshkim është vendosur 114 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Video