BE i ka dhënë miliarda euro Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë

1 May 2022, 09:05Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

BE i ka dhënë miliarda euro Rusisë pas nisjes së luftës

Vetëm tre vende të Bashkimit Europian kanë importuar gaz, naftë dhe thëngjill nga Rusia në vlerë rreth 25 mld euro që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Rekordin e mban Gjermania, që ka importuar rreth 10 mld euro, ndjekur nga Italia me rreth 7 mld dhe Holanda me 6 mld.

Grafiku i Radio Evropa e Lirë tregon varësinë e lartë nga karburantet ruse të vendeve të BE. Në listë është edhe Franca, Greqia, Sllovakia, Spanja, Polonia.

Nga vendet e tjera, importuesi më i madh është Kina, ndjekur nga Koreja e Jugut.

BE i ka dhënë miliarda euro Rusisë pas nisjes së luftës


Video