Bankers është gjobitur për evazion, Rama: Eksportet e naftës ranë se kemi rishikuar marrëveshjet

12 March 2022, 20:02Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bankers është gjobitur për evazion, Rama: Eksportet e naftës

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij ka rishikuar marrëveshjet në lidhje me koncesionet e naftës në vend dhe për këtë arsye sot, sipas tij, ka më pak eksporte të ‘arit të zi’ jashtë.

“Nafta në Shqipëri ka qenë në duart e pushtetarëve. U bë një privatizim kriminal i pasurisë tonë. Qeveria përgjigjet për burimet dhe sot ne kemi në terren 2 kompanitë më të mëdha të botës që nuk kanë lidhje me pushtetarët dhe kemi një nga zbulimet për të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë një sasi e madhe gazi. Ne kemi riparë të gjitha marrëveshje. Të sotmet janë marrëveshje me shumë përfitim për shtetin shqiptar. E treta eksporti i naftës tonë ka rënë në mënyrë drastike sepse ka pasur një eriudhë shumë të vështirë të investimeve në naftë. Kemi mbjellë në mënyrë të shëndetshme në sektorët e gazit dhe naftës”, shtoi Rama.

Rënien e eksporteve, Kryeministri ja faturon rishikimit të marrëveshjeve, por arsyeja mund të jetë një tjetër për rënien e eksporteve; evazioni fiskal. Bankers Petroleum, kompania më e madhe në vend e nxjerrjes së naftës është gjobitur në 2019 me 100 mln euro pikërisht për mosdeklarim të sasisë së naftës që eksportonte nga Shqipëria.

Ndërkohë, në lidhje me caktimin e çmimeve të shitjes së karburanteve, Kryeministri tha:

“Në kushtet e kapitalizmit kontrolli mbi oreksin për fitim dhe krijimi i balancës është më i vështirë se në kushtet e një diktature. Nuk diskutohet që ata nuk janë të lumtur prandaj janë në atë kamp për të mos lejuar që interest e privatëve të cenojnë atë të publikut. Roli jonë nuk është t’u vemë kufirin te thana. Ju thamë që nuk mund të vendosni çmimet që doni”.


Video