Çuçi kërkon kontrollin e policisë duke vendosur persona të inkriminuar në radhët e saj

30 Gusht 2022, 10:50Pikëpamje SHKRUAR NGA ELTON QYNO
Bledi Çuçi

Ditën e djeshme, lajmi për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u hap me shpejtësi në mediat online, ndërsa vetë z.Nano, reagoi duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë rreth dorëhqjes së tij nga posti i titullarit të policisë.

Megjithëse Nano, përgënjeshtroi median online që publikuan sihariqin e vetëdorëheqjes, sërisht mediat online përmbysën lajmin e parë, duke i paraprirë një skenari shkarkimi të tij, nga Kryeministri Edi Rama.

Skenar ky që mer hov nga propozimi i mundshëm i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Përpos gjithë kësaj situate që u duk në ballinën e mediave online, në fakt realisht die, diçka ka ndodhur nën rrogozin e Ministrisë së Brendshme.

Bledi Çuçi, ministri i Brendshëm dhe burri i ish-gruas së kryeministri Edi Rama, thiri në një takim privat Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Takimi ka ndodhur fill pas arrestimit te oficerit te operacionales Jeton Lami,që shëtiste Ervis Martinaj nga njëra bazë në tjetrën.Pas arrestimit ne ambjentet e policise se shtetit, Lami ka qendruar dhe pak ore vete per vete me Gledis Nanon.

Takimi mes ministrit dhe drejtorit, është zhvilluar në zyrën e Çuçit dhe nën aromën e një kafe ekspresi, ku Çuçi i paska kërkuar dorëhqjen drejtorit të policisë.

Palët kanë qëndruar së bashku disa minuta me rradhë.Ku Çuçi i ka komunikuar Gledis Nanos, situatën jo të mirë të rendit dhe sigurisë publike, si dhe ngjarjen e rëndë të Himarës, ku një shef polici goditi me skaf vajzën e mitur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në fakt për hir të vërtetës ngjarjet kriminale në vend kanë qënë në dinamikë të ngjeshur, ndërsa grupe të caktuara kriminale kryesisht ato të Tiranës, që kanë lidhje të forta politike, kanë krijuar një sindikatë të përbashkët, duke vënë përpara këdo që i del kundër.

Por pavarësisht kësaj situatë, Nano ka qëndruar duke argumentuar se nuk ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen e kërkuar nga ministri i Brendshëm dhe ka kërkuar ende kohë, për të marë masa të shpejta dhe hetuar fijet e këtyre ngjarjeve kriminale.

Situata e tensionuar dhe që pa diskutim ka sjellë për një moment një algoritëm tjetër, të bërjes së nervit kaçurel, është mbyllur me një rezultat remi. Ku Çuçi qëndronte në versionin e dhënies së dorëhqejes, ndërsa Nano ka këmbëngulur në refuzimin për ta dhënë dorëheqjen.

Deri në këtë fazë në pozicion jashtë loje, ka qëndruar kryeministri i vendit Edi Rama, i cili me sa duket e ka ndjekur situatën e krijuar në ministri me menefregizëm domethënës.

Tashmë i vetmi skenar që ngelet në fuqi, është përmes një propozimi që Çuçi, ti bëjë kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar shkarkimin e Gledis Nanos nga Detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe zëvendësimit të tij, me Muhamet Rrumbullakun ose me Lorenc Panganikaj.

Rrumbullaku është një oficer karriere, që ka pasur një shtrirje mes dy kampeve politike, PS dhe Partisë Demokratike. Rrumbullaku në cilësinë e drejtorit, u shfaq në tavolinën e grupit “Çiftelia”, teksa ngrinte dollinë dhe trokiste gotat me Arben Frrokun.

Por z’dua ti hyj kësaj pjese, se të gjithë ata aty në atë foto ishin "rastësisht" dhe se i ndjeri kryekomisari, Dritan Lamaj, bënte detyrën në terren pranë komisariatit nr.6.

Por “lufta” për të hequr Nanon, në muajin e 10 të drejtimit të Policisë së Shtetit, duhet parë pak më ngushtë dhe në formën se si rilindja e shikon ndarjen e ofiçeve shtetërore.

Gledis Nano, mirë apo keq hyn në kategorinë e oficerëve të karrierës dhe të zotë në policinë e shtetit.

Por e meta e tij, është fakti se nuk mund të bëhet palë me politikën, urdhërat dhe kompromiset që kërkojnë shefat lart, deputetë të lidhur me krimin dhe ministrat e kategorisë mësimorë në pozicionin llëk…llëk….

Gledis Nano, nuk hyn në kategorinë e policëve që të mbajë vendin e punës, duke bërë fushatë dhe mbushur kutitë me vota për Rilindjen. Jo ai këtë nuk e ka bërë kurrë dhe s’mund ta bëjë sot, sepse z’di ta bëjë.

Kërkesa për dorëheqje sot dhe mbase propozimi nesër i Çuçit për shkarkim të tij, nuk lidhet me faktin se Gledis Nano, s’është në gjëndje të mbledhë policët e korruptuar dhe të futë në shina, policinë kriminale, atë të rendit dhe operacionalen që ri gjithë ditën me kriminelët.

Por lidhet me një plan tjetër, që ka të bëjë me pranverën e vitit 2023.

Pikërisht në këtë kohë, në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet lokale për bashkitë e vendit. Dhe Çuçit i duhet e gjithë policia në dispozicion të pushtetit. I duhet fitoret e një pasnjëshme, që të ruajnë dhe mbajnë të paprekur rezultat në çdo bashki.

Gledisi, fatkeqësisht nuk është për këtë punë. Madje ai as ja ka haberin fare kësaj pune, pasi as ka numëruar dhe as ka bërë fushatë për partinë, si shef Aranit Arapi, këshilltari personal i ministrit Bledi Çuçi.

Nano është polic, që i beson verbalisht uniformës dhe falë punës së tij në operacione, ka marë dhe besimin e Ambasadës Amerikane, për të qënë Drejtor i Policisë së Shtetit.

Sot në zyrën ku ai ndodhet është i vetëm në fundit e errësirës, duke rrezikuar që të zhvishet përfundimisht me shkarkim nga Policia e Shtetit dhe ky pushtet ta leri dhe pa punë.

E vetmja kollonë shpëtimi për Gledis Nanon, sot është Ambasada Amerikane, e cila nëse ka lëvizur gurët diplomatikë, pa diskutim që do vijojmë të kemi në krye të policisë, Gledis Nanon.

Por tashmë bashkëpunimi, besimi dhe mbështetja është thyer dhe qëndrimi i Nanos falë ndërhyrjes së amerikanëve, do sillte zbehjen e rradhës të marëdhënies ministër-Drejtor Policie.

Njësoj si në rastin e periudhës Çuçi-Ardi Veliu, kur ky i fundit as donte t’ia dinte se kishte ministër të Brendshëm Çuçin.

Por kjo situatë që njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit, e ndan policinë në fraksione të ndryshme, një pjesë i bindet diretivave të ministrit,një pjesë Gledis Nanos dhe një pjesë grupeve kriminale.

Sot gara në administratën Shqiptare, nuk bëhet se sa i aftë je dhe çfarë përkushtimi ke apo çfarë di të bësh mirë për të përmirësuar gjërat.

Sot modeli është patronazhisti. Sa vota sjell tek thasi dhe cilat janë teknikat operative kërkimore, të gjetjes së votave.

Nëse nuk i ke këto, drejtor nuk bëhesh. Edhe nëse bëhesh drejtor për hir të Amerikës, 11 muaj mjaftojnë për ti bërë nderin miqve tanë amerikanë, dhe sërisht ne kthehemi në bazën e shtabit elektoral dhe skicave partiake.

Mbajtja e policisë në këtë gjëndje dhe në këtë elektroshok të vazhdueshëm, hiq një brenda 6 muajve dhe verë një tjetër për 6 muajt e ardhshëm, as e përmirëson situatën fare, por përkundrazi i jep një dorë të mirë krimit të organizuar.

Video