Pse Manet, Kastratët dhe të ngjashmit e tyre nuk bëjnë ASGJË për qytetarët e këtij vendi?

5 Dhjetor 2022, 09:09Pikëpamje SHKRUAR NGA FATOS TARIFA
Fatos Tarifa

A mund të ndodhë që më të pasurit në këtë vend, Manet, Kastratët dhe të ngjashmit e tyre, të ndërtojnë biblioteka publike, teatro, muze dhe salla koncertesh për publikun e vendit të tyre?!

Përse, edhe pas 100 vitesh, nuk shohim sot një Thoma Turtulli, i cili i dhuroi Korçës së tij bibliotekën e qytetit, kinemanë, liceun dhe spitalin?

Përse Mane, Kastrati dhe ata qe janë në garë me ta se kush kryeson listën e shqiptarëve më të pasur nuk bëjnë ASGJË për qytetarët e këtij vendi, për rininë e tij -- as shkolla publike, as biblioteka, as teatro, as muze, as salla kinemash -- Asgjë.

Në Amerikë, në Angli, në Hollandë e në vende të tjera, shpesh herë, projektet vanitoze të njerëzve të pasur kanë qenë pikërisht të mira publike si këto.

Kapitalistë të mëdhenj shqiptarë, ju që pasurinë tuaj e keni vënë vetëm në dy ose tri dekada, duke nisur nga hiçi, bëhuni pak vanitozë për të mirën publike, jo thjesht për egon tuaj dhe të familjeve tuaja!

Bëhuni pak Thoma Turtull, që edhe 100 vite pasi të jeni ndarë nga kjo jetë duke mos marrë asgjë me vete nga pasuritë tuaja, shqiptarët t'ju mbajnë mend për mirë dhe të flasin me respekt për ju.

 

Video