16 kuriozitete historike për Pavarësinë

28 Nëntor 2022, 17:06Pikëpamje SHKRUAR NGA LUTFI DERVISHI
16 kuriozitete historike për Pavarësinë

1- Pavarësia e Shqipërisë u arrit pa u shkrepur një pushkë përpos krismave të haresë;

2- Flamuri i ngritur është i familjes Vlora dhe jo i qepur nga Marigoja;

3- Në disa qytete Flamuri i ngrit para se të mblidhej Kuvendi Vlorës;

4- Pavarësia ishte planifikuar të shpallej në Durrës, por pasi Esati refuzoi, Ismaili u nis për Vlorë.

5- 28 nëntor, serbët mbërrijnë në Durrës.

6- Isa Boletini mbërriti me vonesë në Vlorë për shkak të baltës së krijuar nga shirat e vjeshtës;

7- Fotografia e ngritjes së Flamurit nuk është e 28 nëntorit 1912, por e festimeve të një viti më pas;

8- Ndërtesa ku është shkrepur fotografia nuk është shtëpia ku u shpall Pavarësia;

9- Akti i Shpalljes së Pavarësisë ka humbur, ajo çka shohim sot është fotografuar nga Kel Marubi në vitin 1937 me rastin e 25-vjetorit të ditës së madhe;

10- Në telegramin e dërguar Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë nuk përmendet fjala Pavarësi!

11- Firmëtarët e Pavarësisë ishin të vetëdijshëm se kufijtë e Shqipërisë do të caktoheshin më vonë.

12- Shumica e firmëtarëve të Pavarësisë patën një fund tragjik.

13- Një vit më pas në Durrës krijohet qeveria e dytë shqiptare me Esad Pashën;

14- Një raport i komisionit ndërkombëtar (të gjashtë fuqive) theksonte se ky vend nuk bëhet nëse nuk ikin të dy (Ismail Qemali, Esad Pasha) në të njëjtën kohë;

15- Në fillim të vitit 1914-të, Ismail Qemali dhe Esat Toptani japin dorëheqjen;

16- Mars 1914 nis mbretërimi 6-mujor i Princ Vidit.

Video