Pse gazetarët që bëjnë gjykime personale mbi personazhe të caktuara politike e humbasin statusin e profesionistit

21 Prill 2026, 18:54Pikëpamje SHKRUAR NGA YLLI MANJANI
Foto ilustrim

Gazetarët që kanë gjykime personale mbi personazhe të caktuara politike; që komentojnë dhe nuk informojnë e kanë humbur statusin e të qënit profesionistë.

Sigurisht, si çdo qytetar tjetër me të drejtë vote, edhe gazetari ka të drejtën e komentit dhe gëzon lirinë e shprehjes së mendimit. Por këtë nuk mund ta bëjë duke spekuluar me titulin gazetar, sepse nga momenti që ai/ajo jep mendimin e vet nuk është më në profesion.

Me pak fjalë, të dalësh me mikrofon në dorë për të informuar mbi një lajm dhe, në vend të informosh shfryn mendimin personal, je totalisht në abuzim me punën, profedionin, etikën dhe misionin e gazetarit.  Gazetarët e mirë që ka ende media e huaj, quhen të mirë, sepse as në hapësirën e tyre private nuk shprehin mendimet personale, pikërisht për të mos kompromentuar veten dhe besueshmërinë profesionale. Ata bëjnë pyetje të hidhura, por kurrë nuk gjykojnë.

Le pastaj gazetarët që quhen të kronikës, kur dalin e bëjn gjyq me burimet e tyre... pu pu pu pu pu... Tmerr! Antiprofesion total!

Po kur gjykojnë zyrtarë publikë me shprehjen "paguhen nga taksat tona" ndërkohë gazetari "kritikues" jo taksa që nuk paguan, po kush e di sa muaj ka pa marrë rrogën!!!

Le pastaj kur kërkojnë llogari për pasurinë e të tjerëve ndërkohë që në asnjë rrethanë nuk e justifikojnë të veten!!!

Për fat të keq media jonë është e mbushur tashmë me "mendimtarë" social-politikë e "gjykatës popullorë", jo me gazetarë profesionistë. Kanë mbetur shumë pak informues publikë. Edhe ata që bëjnë informuesin janë të kapur nga mania e klikimeve, dhe u dalin titrat dhe informacioni lesh e li.

Drejtuesit e emisioneve dhe të lajmeve ( jo të gjithë) janë bërë agjentë reklamash...

Ec e merre vesh kët punë, po ky është fakt i ulur këmbëkryq në mediat tona.


Video